Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Këndi i vaksinimit

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Këndi i vaksinimit

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja/ Këndi i vaksinimit

Sapo hyra në një ushqimore, vura re një kënd të improvizuar mbi vaksinimin. Aty shpërndahej një formular për t’u plotësuar dhe më pas të caktohej data. Kuptohet sipas grup moshave. Me që e kam afër dhe Bashkinë e qytetit shqyva sytë se mos po shihja kryetarin.

Mos po shihja lali Erin tim me atë buzëqeshjen shabllone duke më thënë mirë se erdhe. Dhe kuptohet, duke sharë e bullizuar kryetarin e opozitës. Do ishte një emcion i veçantë për faktin se kam mbi 15 vjet këtu, si nuk njoha një kryetar? Qoftë ky i majtë apo i djathtë. Por qe vetëm një vajzë me uniformë që i përkiste personelit të farmacisë. Madje nuk pashë as banderola më mbishkrimin Amerika, a Florida buzëqesh. Nuk pashë as ndonjë ish personalitet ku kryeministri t’i afrohej e t’i thoshte, ku je o gjigand?

Dhe me që ra fjala tek personalitetet, mos u përfshini në bullizmën e Edi Ramës. Ai po t’i donte artistët (personalitet) nuk ua shëmbte në kokë Teatrin Kombëtar. Një Teatër Kombëtar është Historia kombëtare. Kush i vë zjarrin Historisë është një covid më vete për vendin. Si nuk pashë një shtetar. Një si Edi Rama, lideri botëror që po na mahnit të gjithë. Shkon vet, nuk përton dhe pret vaksinën në aeroport. Jo pak por 8190 doza, jo kutia. E keni tek faqja e tij në fb, 8190. Nuk i shpëton asnjë kokërr konçize shifre. Sikur të ishin 8191 e gjysëm.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Rama bën bilancin, sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë

Ai do ta postonte. Poston video avionësh mallrash që sjellin plot, dy kuti. Liderit botëror i duhen mbi dy milon e ca vaksina si dorë e parë, por ai është i lumtur edhe me dy kuti. Kur rrëzoheshin avionë në Gjadër e Divjakë, atë të drogës, nuk postonte video. Na thoshte që janë mushkonja. Kurse tani, mesnatë e ftohtë, hapen zgafellat e avionit, plot dy kuti. Lajm i madh edhe për pika mediat shqiptare. Dy kutia, na i dhuruan, mos na pyesni se kush, por janë nga Pfizer.

Lideri botëror që nuk ka ngelur bankë, a fondi arab, a sulltanatit të Stambollit pa i lypur, i bënte dëm oferta e Rusisë. Madje nisi një luftë verbale karshi saj deri në shpalljen të pa dëshiruar të një atasheu. Lideri gogol i televizioneve, nuk i duheshin vaksinat e Rusisë, paçka se gjoja e do popullin e vet.

Paçka se numrat kanë porropinë, janë bërë dyshifrorë, vatrat me qytetet ja dyfishuar, lideri botëror e gogol, e sheh me përçmim ofertën ruse. Biles edhe grupet emergjencës për përballimin e covid-19, skuthen brenda vetes me pretekse të kujdesshme politike se mos i mbetet qejfi shefit. Pika specialistët. Këtej nuk kanë shtretër, këtej presin gjoja Pfizer-in nga Amerika.

Vajza me uniformë më solli në vete duke më pyetur nëse kisha nevojë për ndonjë shpjegim. Çfarë të t’i thosha. Ku e ke Kryetarin e Bashkisë? Po Guvernatorin e Shtetit? Presidentin e Amerikës? Thjesht një mirupafshim, ato që i përkasin Shqipërisë janë dhembje e imja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Publikuar

-

Nga

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Nga Artur Zheji

Çomo do bëhet deputete e Partisë! E pra, “kryekomandantja e përgjithshme e Luftës”, shoqja Najada, sipas “Marshallit” Rama, kryestrategia e Luftës antiCovid, do bëhet pjesë e një “Shtabi”, për një luftë më të madhe…

Në kulmin e pandemisë, komandante Najadën, na e dhuroi Lufta, por ja, na e rrëmbeu politika në kulmin e betejës…

Është pak i trishtë ky zhvillim! Por skemi ç’themi, shqiptarët i duan mjekët ose si i thërrasin ndryshe: “Doktorët”! Madje në kuvendin e Shqipërisë janë zgjedhur shumë të tillë, gjithmonë e jetë, kur i thonë fjalës…

Në të vërtetë, që ishin shumë politike qëndrimet e saja, edhe më parë se sa të “rekrutohej” nga shtabi i përgjithshëm i Partisë socialiste , kjo gjë binte në sy edhe më parë…

Por, më shumë nga gjithçka, trishton dorëheqja, në këto “kohë covidiane”, e të ndershmit Doktor Tritan Kalos!

Tritani Kalo, nuk do të jetë më pjesë e komitetit anticovid! Që do të thotë ky komitet apo ky shtab, apo kjo “Gjë”, rrezikon të bëhet edhe më e pabesueshme…

LEXO EDHE:  Shqiptarët rekord në Europë/ Qindra minorenë të vetëm rrugëve të BE-së e Britanisë

LEXO EDHE:  Shqiptarët rekord në Europë/ Qindra minorenë të vetëm rrugëve të BE-së e Britanisë

Për këtë i ndershmi Kalo, akuzon, drejtëpërsëdrejti apo tërthorazi si shkaktare, atë që ai e mbiquan “Pordhitika” dhe “Qeveriu”, që shpërndan shume leka te shoqatat e mjekëve të Partisë, apo të mjekëve të “pordhitikëzuar”…

Pra, dy humbje në të njejtën ditë, e pothuajse sinkron me fjalimin, pafund të gjatë, të Marshallit të Përgjithshëm antiCovid dhe anti-shumëgjëra, Rama.

Të parën, komandante Najadën që e rrëmbeu politika (apo “Pordhitika”, sipas Doktor Kalos) dhe më lart se e Para, apo i Pari jashtë rradhe për nga Mirësia dhe Çiltërsia, humbëm në “Kumandën e përgjithshme” , Tritan Kalon, që përplasi derën ndaj pordhitikës (majtas apo djathtas,) që mesa duket i morri frymën…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

“Laguna Blu”-Golem. Me Ezmerkën. Në çadër. Drejt nesh vjen Bruna.

-Më la Xhani?!

-Vdiq?!

-Më keq! Më braktisi. Më këmbeu me një çupulinë?!

U njohëm tre vite me parë. Bruna-bionde. Xhani-ezmer. Ajo tregonte:

-Jetonim në Tiranë. Unë? Infermjere. Ai? Xhenerik. Më vinte vërdall. Një vit. E bëra të rëkonte. Unë vuaja më shumë. Një pasdite më ndaloi.

…Ecëm. U ulëm tek patiçeri “Flora”.

-Jam 22 vjeçe. Zbrita 8 vite nga mosha. Mëkat? (Do vinte një ditë që do pendohesha.)

Por kur dashuron -dashuria duhet të falet çdo mëkat?!

-Une? 21 pranvera,-tha ai duke qeshur.-E kishte zënë qymyri, siç thuhej në atë mot për sevdanë.

-Je më i vogël. Nuk shkon të martohemi?!

-Nuk ka rëndësi. Dashuria ha gurë,-më thotë gjyshja.

Pas një viti u martuam. Në mars të vitit 1991 i hipëm vaporit. Përfunduam në Bari. Na futën në stadjum. Si gladiatorë. 20 mijë emigrant. Ushqimin dhe ujin na e hidhnin nga qielli. Me helikopter…

…Përfunduam në një manastir…Gjënë e parë që bëmë: Ndërruam emrat!

Normale. Xhemile-emri që më kish vënë mamaja, nuk pinte ujë në Itali. Edhe Xhevati e ktheu në Xhani.

Si infermjere nisa shpejt punë. Edhe burri. Xhenerikët hanë bukë në Firencë….

-Pas 25 vjetëve blemë shtëpi në Itali. Blemë një apartament edhe në “Lagunën Blu”.

Kishim shtëpi edhe në Tiranë. Ishim të lumtur. Edhe pse nuk bëmë fëmijë. Jetonim si italianë.

Me pushime? Në Sardenjë. Në Nisë. Në Barcelonë. Në Kretë.

Dolëm në pension. Në Shqipëri? Unë-130 mijë leke. Ai-140  mijë. Në Itali? Unë 800 euro. Ai – 700 euro!

Bruna bënte llogje me Ezmerkën. Xhani vinte vërdall nëpër plazh. Koka i rrotullohej si luledielli.

I them një ditë Ezmerkës, që të dëgjonte Bruna:

-Xhani si puna ime. Pëlqen teorinë e Mao Ce Dunit për të shëtitur lule më lule. Sidomos kur janë të verdha.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Moderna aplikon në BE dhe SHBA për autorizimin e vaksinës

LEXO EDHE:  Serbi/ Mbërrin avioni me 1 milionë vaksina anti-Covid

-Pika Xhanit! Sheh me sy e pëlcet me zemër…-qeshte me lot Bruna….

Fshiva kujtimet. Nisa të dëgjoj bisedëm e Brunës me Ezmerkën.

-Një vit më parë erdhëm në Shqipëri. Bëmë pasaportat. Në polici dokumentat i mori Xhani. U kthye në shtëpi. Ishte bërë bishë.

Ma hodhi pasaportën turinjëve duke uluritur:

-Putanë! Ma paske futur me 9 vjet! Mallkuar qofsh! Prandaj të është tharë vagina?!

Perplasi derën. Iku. Më mbytën lotët. Dola. Ecja si e dehur.

U ktheva. Shtëpia rrëmujë. Mbi tavolinë dy gisht letër:

-Po iki. Nuk kthehem…

-Vetëm! Si qyqe. Më hante shtëpia. Përfundova tek një doktoreshë- psiatre. Më pyeti:

-Ke bërë ndonjë mëkat?

-Po! Nuk i kam treguar moshën burrit.

-Je rrëfyer në kishë, për të larë mëkatin?

-Jam myslymane!

-Ka një rrugë . Pagëzohu. Bëhu protestante.

Shkova në kishë bashkë doktoreshën.

-Tani që lave mëkatin, burri do kthehet…Tha doktoresha

-Kaloi viti. Xhanin e shoh vetëm në ëndërr. Një ditë doktoresha më tha:

-Harroje Xhanin. Ke dy rrugë. -Të kërkojme një burrë në internet.

-Të gjejmë një zezak.

-Provuam internetin. Doli një zotni nga Çikago. Nuk u morëm vesh. Faji im. Nuk di anglisht. Me ndihmën e Googel, e kantranosëm mblesërinë.

-Kaluan ca ditë. Një ditë doktoresha më kërkoi në kishë. Në krah i rrinte një zezak.

Blla…Blla. U nisëm për në shtëpi.

Zezaku më vinte nga pas si manar. Hipëm në ashensor. Shtërnguar. Zezakut i lëshonin xixa sytë. Ndjeva që po karikonte kandarin…

Hapa derën. Pa e mbyllur mirë, zezaku më rrëmbeu në krah. Më përplasi në krevat!

Ngulçonte. Ulëriste…Thashë se më çau?!…

Përfundova në klinikë…Mamia zgurdulloi sytë:

-Çfarë i ke bërë vetes?! Ke parë filma porno?!

Gjaku rrëke. Dy ditë dhe dy netë…

I ktheva krahët zezakut dhe doktoreshes. I “qava” dhe një dorë me pare për këshillat dhe mblesërinë.

-Nga ajo ditë jetoj me fantazmën e Xhanit…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Publikuar

-

Nga

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Nga: Erion Dasho

Kur sheh shifrat zyrtare të raportimit të pandemisë, Kosova duhet e prekur më rëndë se Shqipëria. Ka patur raste gjatë vitit të kaluar, kur numri i personave të shtruar dhe vdekjeve në QKUK e kalonte ndjeshëm numrin pacientëve dhe vdekjeve në spitalet COVID në Shqipëri. Për më tepër, popullsia e Kosovës është më pak se dy të tretat e Shqipërisë, çka e bën situatën edhe më dramatike kur përllogariten vlerat për banor.

Si qëndron e vërteta? Le t’i krahasojmë dy vendet tona sipas një sërë parametrash tashmë të bërë publikë.

Shqipëria raportonte zyrtarisht 1,181 vdekje nga COVID-i deri në 31 dhjetor 2020. Kjo përkthehej në një vdekshmëri per capita prej 41 vdekje për 100 mijë banorë. Faktikisht, Shqipëria e mbyllte vitin 2020 me 5,668 vdekje shtesë, e përkthyer në një vdekshmëri per capita rreth 203 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Për të njëjtën periudhë, Kosova raportonte zyrtarisht 1,280 vdekje nga COVID-i ose 68 vdekje për 100 mijë banorë, 65% më e lartë se vdekshmëria në Shqipëri. Në fakt, vdekjet shtesë gjatë vitit 2020 ishin 2,190, e përkthyer në një vdekshmëri per capita prej 117 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Pra Kosova e cila në pamje të parë duket sikur e ka menaxhuar epideminë e COVID-it më keq se Shqipëria, në fakt ka një vdekshmëri pothuajse dy herë më të ulët se Shqipëria.

LEXO EDHE:  Vaksinimi anti Covid/ Berisha: Shqiptarët do të kenë nga 1000 doza pas çdo skandali

LEXO EDHE:  Nga Ilir LEVONJA/ Shqipëria në kohën e drogës, drogmenëve dhe demagogëve!

Mbi të gjitha, Kosova ka një koeficient “ndershmërie” për t’u admiruar ku vdekjet shtesë janë 1.7 herë më të larta se vdekjet nga COVID-i. Ky koeficient e vendos Kosovën në linjë me vende si Italia, Portugalia, Kroacia dhe Republika Çeke, vende ku vdekjet raportohen ndershmërisht dhe pa manipulime.

Shqipëria nga ana tjetër, ka një koeficient “mashtrimi” prej 4.8, çka flet për manipulim të rëndshëm me shifrat e vdekjeve. Kjo vlerë e rendit Shqipërinë midis vendeve, si Rusia me një koeficient 6.5 dhe Serbia me një koeficient 5. Shqipëria është e treta në këtë listë europiane.

Duke manipuluar me shifrat e epidemisë, qeveria e Boratit arriti të mashtronte shqiptarët dhe të huajt, deri sa vdekshmëria shtesë i nxorri petët e mykura lakrorit rilindas.

Për të marrë mësime transparence dhe mirëmenaxhimi të epidemisë, nuk ka nevojë të shkojmë larg. Vëllezërit tanë në Kosovë pavarësisht se më të varfër dhe me një shëndetësi në dukje më pak cilësore se jona, janë shembulli i parë nga mund të mësojnë “kompetentët” dhe “ekspertët” tanë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE