Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Gajret, o burra, deri më 25 prill!

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Gajret, o burra, deri më 25 prill!

Publikuar

-

Nga Astrti Patozi/ Gajret, o burra, deri më 25 prill!

E kemi mbështetur që në fillim dhe do të vijojmë ta mbështesim reformën në drejtësi deri në fund, edhe pse e dimë që ajo ka plot defekte, të qëllimshme ose jo, pak rëndësi ka.

Sepse mendojmë që më mirë një reformë problematike, se sa një drejtësi e kalbur dhe e pareformuar, e cila nuk preket, por mbetet e pandryshuar.

Edhe merakun e atyre, që thonë se qeveria e ka kapur si gjithmonë dhe nuk e lë të ngrejë kokë drejtësinë, e kuptojmë si shqetësim të drejtë. Sepse kemi pasur një histori të hidhur me këtë temë për dekada me radhë.

Por puna është se të njëjtët njerëz të shqetësuar po thonë se kjo qeveri i ka ditët e numuruara dhe se ajo do të rrëzohet më 25 prill.

Ndaj e mira do të ishte të bënim gajret edhe 2 muaj. Se me rregull treshi i bie që shumë shpejt të shikonim se si ndëshkimi i drejtësisë do të binte në radhë të parë mbi Edi Ramën dhe të korruptuarit e tij në 8 vjetët e fundit.

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike do t’i hajë “kokën” Ramës/ Do t’i bashkohen edhe të larguarit e PD-së

Dhe ne nuk mërzitemi aspak, në rast se kjo kohë do të vijë. Për të tjerët, nuk e vëmë dot dorën në zjarr.

Ndaj edhe mendojmë se sot ka mundësi për më shumë konsensus në mbështetje të reformës në drejtësi, me gjithë problemet e saj, në rast se duam që një ditë të ndëshkohen realisht zullumqarët e mëdhenj të politikës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Publikuar

-

Nga

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Nga Artur Zheji

Çomo do bëhet deputete e Partisë! E pra, “kryekomandantja e përgjithshme e Luftës”, shoqja Najada, sipas “Marshallit” Rama, kryestrategia e Luftës antiCovid, do bëhet pjesë e një “Shtabi”, për një luftë më të madhe…

Në kulmin e pandemisë, komandante Najadën, na e dhuroi Lufta, por ja, na e rrëmbeu politika në kulmin e betejës…

Është pak i trishtë ky zhvillim! Por skemi ç’themi, shqiptarët i duan mjekët ose si i thërrasin ndryshe: “Doktorët”! Madje në kuvendin e Shqipërisë janë zgjedhur shumë të tillë, gjithmonë e jetë, kur i thonë fjalës…

Në të vërtetë, që ishin shumë politike qëndrimet e saja, edhe më parë se sa të “rekrutohej” nga shtabi i përgjithshëm i Partisë socialiste , kjo gjë binte në sy edhe më parë…

Por, më shumë nga gjithçka, trishton dorëheqja, në këto “kohë covidiane”, e të ndershmit Doktor Tritan Kalos!

Tritani Kalo, nuk do të jetë më pjesë e komitetit anticovid! Që do të thotë ky komitet apo ky shtab, apo kjo “Gjë”, rrezikon të bëhet edhe më e pabesueshme…

LEXO EDHE:  Basha akuzon medien/ Është urdhëruar që të mos flasë për inceneratorët

LEXO EDHE:  Meta flet për situatën aktuale/ Zbulon arsyen pse ftoi Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Për këtë i ndershmi Kalo, akuzon, drejtëpërsëdrejti apo tërthorazi si shkaktare, atë që ai e mbiquan “Pordhitika” dhe “Qeveriu”, që shpërndan shume leka te shoqatat e mjekëve të Partisë, apo të mjekëve të “pordhitikëzuar”…

Pra, dy humbje në të njejtën ditë, e pothuajse sinkron me fjalimin, pafund të gjatë, të Marshallit të Përgjithshëm antiCovid dhe anti-shumëgjëra, Rama.

Të parën, komandante Najadën që e rrëmbeu politika (apo “Pordhitika”, sipas Doktor Kalos) dhe më lart se e Para, apo i Pari jashtë rradhe për nga Mirësia dhe Çiltërsia, humbëm në “Kumandën e përgjithshme” , Tritan Kalon, që përplasi derën ndaj pordhitikës (majtas apo djathtas,) që mesa duket i morri frymën…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

“Laguna Blu”-Golem. Me Ezmerkën. Në çadër. Drejt nesh vjen Bruna.

-Më la Xhani?!

-Vdiq?!

-Më keq! Më braktisi. Më këmbeu me një çupulinë?!

U njohëm tre vite me parë. Bruna-bionde. Xhani-ezmer. Ajo tregonte:

-Jetonim në Tiranë. Unë? Infermjere. Ai? Xhenerik. Më vinte vërdall. Një vit. E bëra të rëkonte. Unë vuaja më shumë. Një pasdite më ndaloi.

…Ecëm. U ulëm tek patiçeri “Flora”.

-Jam 22 vjeçe. Zbrita 8 vite nga mosha. Mëkat? (Do vinte një ditë që do pendohesha.)

Por kur dashuron -dashuria duhet të falet çdo mëkat?!

-Une? 21 pranvera,-tha ai duke qeshur.-E kishte zënë qymyri, siç thuhej në atë mot për sevdanë.

-Je më i vogël. Nuk shkon të martohemi?!

-Nuk ka rëndësi. Dashuria ha gurë,-më thotë gjyshja.

Pas një viti u martuam. Në mars të vitit 1991 i hipëm vaporit. Përfunduam në Bari. Na futën në stadjum. Si gladiatorë. 20 mijë emigrant. Ushqimin dhe ujin na e hidhnin nga qielli. Me helikopter…

…Përfunduam në një manastir…Gjënë e parë që bëmë: Ndërruam emrat!

Normale. Xhemile-emri që më kish vënë mamaja, nuk pinte ujë në Itali. Edhe Xhevati e ktheu në Xhani.

Si infermjere nisa shpejt punë. Edhe burri. Xhenerikët hanë bukë në Firencë….

-Pas 25 vjetëve blemë shtëpi në Itali. Blemë një apartament edhe në “Lagunën Blu”.

Kishim shtëpi edhe në Tiranë. Ishim të lumtur. Edhe pse nuk bëmë fëmijë. Jetonim si italianë.

Me pushime? Në Sardenjë. Në Nisë. Në Barcelonë. Në Kretë.

Dolëm në pension. Në Shqipëri? Unë-130 mijë leke. Ai-140  mijë. Në Itali? Unë 800 euro. Ai – 700 euro!

Bruna bënte llogje me Ezmerkën. Xhani vinte vërdall nëpër plazh. Koka i rrotullohej si luledielli.

I them një ditë Ezmerkës, që të dëgjonte Bruna:

-Xhani si puna ime. Pëlqen teorinë e Mao Ce Dunit për të shëtitur lule më lule. Sidomos kur janë të verdha.

LEXO EDHE:  Letra-CSU gjermane uron Metën/Të bindur se do sillni stabilitet

LEXO EDHE:  Rama: Zgjerohet lista e ilaçeve të rimbursueshme

-Pika Xhanit! Sheh me sy e pëlcet me zemër…-qeshte me lot Bruna….

Fshiva kujtimet. Nisa të dëgjoj bisedëm e Brunës me Ezmerkën.

-Një vit më parë erdhëm në Shqipëri. Bëmë pasaportat. Në polici dokumentat i mori Xhani. U kthye në shtëpi. Ishte bërë bishë.

Ma hodhi pasaportën turinjëve duke uluritur:

-Putanë! Ma paske futur me 9 vjet! Mallkuar qofsh! Prandaj të është tharë vagina?!

Perplasi derën. Iku. Më mbytën lotët. Dola. Ecja si e dehur.

U ktheva. Shtëpia rrëmujë. Mbi tavolinë dy gisht letër:

-Po iki. Nuk kthehem…

-Vetëm! Si qyqe. Më hante shtëpia. Përfundova tek një doktoreshë- psiatre. Më pyeti:

-Ke bërë ndonjë mëkat?

-Po! Nuk i kam treguar moshën burrit.

-Je rrëfyer në kishë, për të larë mëkatin?

-Jam myslymane!

-Ka një rrugë . Pagëzohu. Bëhu protestante.

Shkova në kishë bashkë doktoreshën.

-Tani që lave mëkatin, burri do kthehet…Tha doktoresha

-Kaloi viti. Xhanin e shoh vetëm në ëndërr. Një ditë doktoresha më tha:

-Harroje Xhanin. Ke dy rrugë. -Të kërkojme një burrë në internet.

-Të gjejmë një zezak.

-Provuam internetin. Doli një zotni nga Çikago. Nuk u morëm vesh. Faji im. Nuk di anglisht. Me ndihmën e Googel, e kantranosëm mblesërinë.

-Kaluan ca ditë. Një ditë doktoresha më kërkoi në kishë. Në krah i rrinte një zezak.

Blla…Blla. U nisëm për në shtëpi.

Zezaku më vinte nga pas si manar. Hipëm në ashensor. Shtërnguar. Zezakut i lëshonin xixa sytë. Ndjeva që po karikonte kandarin…

Hapa derën. Pa e mbyllur mirë, zezaku më rrëmbeu në krah. Më përplasi në krevat!

Ngulçonte. Ulëriste…Thashë se më çau?!…

Përfundova në klinikë…Mamia zgurdulloi sytë:

-Çfarë i ke bërë vetes?! Ke parë filma porno?!

Gjaku rrëke. Dy ditë dhe dy netë…

I ktheva krahët zezakut dhe doktoreshes. I “qava” dhe një dorë me pare për këshillat dhe mblesërinë.

-Nga ajo ditë jetoj me fantazmën e Xhanit…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Publikuar

-

Nga

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Nga: Erion Dasho

Kur sheh shifrat zyrtare të raportimit të pandemisë, Kosova duhet e prekur më rëndë se Shqipëria. Ka patur raste gjatë vitit të kaluar, kur numri i personave të shtruar dhe vdekjeve në QKUK e kalonte ndjeshëm numrin pacientëve dhe vdekjeve në spitalet COVID në Shqipëri. Për më tepër, popullsia e Kosovës është më pak se dy të tretat e Shqipërisë, çka e bën situatën edhe më dramatike kur përllogariten vlerat për banor.

Si qëndron e vërteta? Le t’i krahasojmë dy vendet tona sipas një sërë parametrash tashmë të bërë publikë.

Shqipëria raportonte zyrtarisht 1,181 vdekje nga COVID-i deri në 31 dhjetor 2020. Kjo përkthehej në një vdekshmëri per capita prej 41 vdekje për 100 mijë banorë. Faktikisht, Shqipëria e mbyllte vitin 2020 me 5,668 vdekje shtesë, e përkthyer në një vdekshmëri per capita rreth 203 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Për të njëjtën periudhë, Kosova raportonte zyrtarisht 1,280 vdekje nga COVID-i ose 68 vdekje për 100 mijë banorë, 65% më e lartë se vdekshmëria në Shqipëri. Në fakt, vdekjet shtesë gjatë vitit 2020 ishin 2,190, e përkthyer në një vdekshmëri per capita prej 117 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Pra Kosova e cila në pamje të parë duket sikur e ka menaxhuar epideminë e COVID-it më keq se Shqipëria, në fakt ka një vdekshmëri pothuajse dy herë më të ulët se Shqipëria.

LEXO EDHE:  Basha sulmon ndërkombëtarët/ Na premtuan zbatimin e Dekriminalizimit, por …!

LEXO EDHE:  Rama: Llalla nuk eshte kercenuar

Mbi të gjitha, Kosova ka një koeficient “ndershmërie” për t’u admiruar ku vdekjet shtesë janë 1.7 herë më të larta se vdekjet nga COVID-i. Ky koeficient e vendos Kosovën në linjë me vende si Italia, Portugalia, Kroacia dhe Republika Çeke, vende ku vdekjet raportohen ndershmërisht dhe pa manipulime.

Shqipëria nga ana tjetër, ka një koeficient “mashtrimi” prej 4.8, çka flet për manipulim të rëndshëm me shifrat e vdekjeve. Kjo vlerë e rendit Shqipërinë midis vendeve, si Rusia me një koeficient 6.5 dhe Serbia me një koeficient 5. Shqipëria është e treta në këtë listë europiane.

Duke manipuluar me shifrat e epidemisë, qeveria e Boratit arriti të mashtronte shqiptarët dhe të huajt, deri sa vdekshmëria shtesë i nxorri petët e mykura lakrorit rilindas.

Për të marrë mësime transparence dhe mirëmenaxhimi të epidemisë, nuk ka nevojë të shkojmë larg. Vëllezërit tanë në Kosovë pavarësisht se më të varfër dhe me një shëndetësi në dukje më pak cilësore se jona, janë shembulli i parë nga mund të mësojnë “kompetentët” dhe “ekspertët” tanë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE