Connect with Us

Nesër afati i fundit i regjistrimit në KQZ/ Çfarë po ndodh në kampin opozitar

Politikë

Nesër afati i fundit i regjistrimit në KQZ/ Çfarë po ndodh në kampin opozitar

Publikuar

-

Nesër afati i fundit i regjistrimit në KQZ/ Çfarë po ndodh në kampin opozitar

Zgjedhjet e 25 prillit janë një betejë e fortë mes partive politike në vend.

Partia Socialiste, e cila prej tetë vitesh është në pushtet është duke kërkuar mandatin e tretë qeverisës, dhe ashtu siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie Edi Rama, nuk do të kenë asnjë aleancë tjetër politike.

PS po kërkon që edhe mandatin e tretë të qeverisë e vetme, sicc bëri me mandatin e dytë. Kësaj partie i janë bashkuar edhe disa emra të njohur të politikës që janë larguar nga LSI, por edhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare.

Por duke qenë se PS është e vendosur që do të hyjë e vetme në zgjedhje, e gjithë vëmendja është përqëndruar në kampin opozitar. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pas ribashkimit duket se dhanë “divorc” nga njera-tjetra, duke kandiduar më vete në zgjedhjet parlamentare.

Në selinë blu, po vijojnë ende negociatat mes kreut të PD Lulzim Basha dhe aleatëve të tij.

Mësohet se PD është dakordësuar me të gjithë aleatët për koalicionin zgjedhor, për të qenë në një listë. Në këto pak orë të mbetura i duhet kryedemokratit Lulzim Basha të mbyllë negociatat me republikanin Fatmir Mediu, pasi ende nuk kanë dakordësi, për numrin e kandidatëve për deputetë të PR-së, që do të jenë në listën e Partisë Demokratike. LSI mësohet se do të dalë me një listë të saj, por në ato qarqe ku nuk mund të prodhojë një mandat deputeti, do të mbështesë listën “Basha”.

Po ashtu, Basha ende nuk ka arritur një marrëveshje edhe me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi.

LEXO EDHE:  “Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

Ndërsa me Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin Basha i ka mbyllur negociatat, duke u dhënë atyre një vend të sigurt në listat e PD.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, saktësojnë procesin e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore në KQZ. Neni 65 i ligjit elektoral, sanksionon se dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ndërkohë që një subjekt politik pjesë e një koalicioni, nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumë emërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë.

“Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të tij. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet në KQZ”, saktëson Kodi Zgjedhor.

Por ligji rregullon edhe marrëdhënien e partive pjesë e një koalicioni, sa i takon listës së kandidatëve për deputetë. Neni 67 i Kodit shprehet se lista e partive apo koalicioni, depozitohet në jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Kandidatët për deputetë mund të regjistrohen vetëm në një prej 12 qarqeve të vendit. Përjashtim nga rregulli bën vetëm kryetari i partisë apo i partisë udhëheqëse të koalicionit, të cilit ligji i lejon të kandidojë deri në 4 qarqe njëherësh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  “Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

LEXO EDHE:  Publikohet lista e fondeve vjetore/ KQZ u jep 140 milionë lekë 6 partive

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultatet e sondazhit/ Çim Peka “çon” Lulin në humnerë, Basha humb zgjedhjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën

Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.

Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës

Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.

Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.

LEXO EDHE:  “Rasti Xhisiela”/ Çfarë tregojnë kamerat në Fushë-Krujë?

LEXO EDHE:  “Interesi i mafias, mbi interesin e Shqipërisë”/ PD: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës

Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.

Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.

As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Publikuar

-

Nga

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikonfirmuar se ai do të marrë pjesë i vetëm në këtë proces zgjedhor.

Nga studio e “Absolut 4” Patozi theksoi se nuk beson tek revolucioni por tek ndryshimi brenda institucioneve.

“Me zonjën Topallin kemi arritur një marrëveshje që të mbështesim njëri-tjetrin ose të mos e dëmtojmë njëri-tjetrin në këto zgjedhje. Megjithatë, ne jemi më vete në këto zgjedhje. Sigurisht qeverinë Basha, megjithë rezervat që kam.

LEXO EDHE:  Basha ne Mat: Rama-Meta asnje oferte per qytetaret, kane vjedhur taksat tuaja

LEXO EDHE:  Rama qetëson shqiptarët/ Nuk ka asnjë ndryshim për lëvizjen e lirë

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe ata të tyren. Dëshira jonë është të arrijmë rotacionin. Ne kërkojmë që listat të jenë të hapura, që pushteti i kryeministrit të kushtëzohet. Ne nuk besojmë te revolucioni. Mendojmë se Shqipëria mund të ndryshojë duke u përfshirë, duka marrë pjesë, duke e sjellë ndryshimin brenda institucioneve. Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE