Connect with Us

“Nano pa vullnet”/ Shehi tregon për raportet me Berishën: Ka luajtur rol pozitiv për vendin

Politikë

“Nano pa vullnet”/ Shehi tregon për raportet me Berishën: Ka luajtur rol pozitiv për vendin

Publikuar

-

“Nano pa vullnet për punë”/ Shehi tregon për raportet me Berishën: Ka luajtur rol pozitiv për vendin

Dashamir Shehi ka rrëfyer në emisonin “Opinion” marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Shehi shprehet se Berisha kishte aftësi për të menaxhuar njerëzit, ndërsa tregon se ka prishur marrëdhëniet me atë për shkak se ka qenë një punonjës i ndershëm dhe nuk i është bindur.

Sipas tij, Berisha ka luajtur rol pozitiv në Shqipëri, ndërsa dënon vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit.

“Për hir të eksperiencës që kishte dhe nga partia e vjetër, mënyra pë rtë menaxhuar njerësit. Për të prit ty në mëngjes, mua në darkë. Marrëdhënia shqiptare nuk është institucionale, është individuale. Berisha është njeri i zgjuar, është i zoti dhe ka vullnet. Dhe ai ka problemet e veta. Por jo të hedh bojë të zezë vetëm mbia atë. Ka qenë një rraport i vështirë. Unë kam qenë një nënpunës i ndershëm. Ti nuk mund të më thuash firmos këtë se të them unë. Kjo ka krijuar dhe një tension më të madh.

Erdhën zgjedhjet e ’96 si duket isha bërë më i rrezikshëm se sa duhet. Unë nuk largohem se jam i pazoti, por se isha bërë më i zoti se sa duhet. Berisha ka pasur edhe vlera me rëndësi që luante rol pozitiv. Në mandatin e dytë ka pasur element reflektimi. Siç ka pasur elemente të panevojshëm, se nuk ishte nevoja tu shtinte në bulevard, kjo tregon një paaftësi të policisë”, tha Shehi.

LEXO EDHE:  Berisha në Kosovë/ Ne jemi për ruajtjen e kufijve kombëtarë

Po ashtu, Shehi ka komentuar dhe njohjen e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të cilin tha se kishte ide liberale, por nuk kishte vullnet për të punuar.

“Po, e kam njohur. Po të kishte pasur më vullnet për të punuar, them se do kishte bërë disa punë më të mira. Kishte ide më liberale dhe më qytetarë. Po të kishte pasur vullnet stafin e vet, atë ambient kiorruptiv, ku ,mund të ishte edhe vet”, tha Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Publikuar

-

Nga

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbrëmjen e sotme për partinë G99, që lindi nga lëvizja Mjaft.

Veliaj e cilësoi G99-ën si dështim spektakolar, ndërsa tregoi se partinë e quajti G99 pasi ishin 100 veta dhe njëri prej tyre mungoi.

Socialisti deklaroi në emisionin “Dola te Ola” se për të ia vlen si eksperiencë pavarësisht se provoi dështimin.

Pata dështim spektakolar. Ishte grupi nismëtar me 100 veta, mungoi njëri.

Për sa kohë flasim, edhe të jetë temë bisede është ok. Po mos e kisha provuar dështimin, besoj se jeta është lart e poshtë. Tani që e mendoj, përveç përqindjen modeste dhe një mandati në Berat. Për mua ishte supereksperiencë. Në ditët e mira të duan të gjithë. Në ditë të këqija njeh shokët.

E dyta, zbulon sa i fortë jetë vetë. O kalon në depresion, ose thua është super eksperiecë. Fitova mijëra miq në gjithë shqipërinë. Ishte listë disa mujore. E di ekzaktësisht kur grupi është i vogël, duhet të bësh qeliza kudo. Duhet shijuar si eksperiencë. Si minimum do krijosh forcën e vetes. Ka të ngjashëm? Ka zogj më të njëjtat pupla thonë amerikanët? Eksperiencë fantastike”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Festa e mësuesve/ Grida Duma: Meritojnë respekt, janë familje e dytë për nxënësit

Publikuar

-

Nga

Festa e mësuesve/ Grida Duma: Meritojnë respekt, janë familje e dytë për nxënësit

Me rastin e 7 Marsit, ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka takuar sot një mësuese në zonën e Kavajës, ku edhe kandidon për deputete.

Duma thotë se të gjithë prindërit që sakrifikojnë për arsimimin e fëmijëve dhe kanë vëmendjen në zhvillimin e tyre meritojnë respekt.

Demokratja ka publikuar një video nga takimi me mësuesen dhe deklaron se të gjithë mësuesit janë familje e dytë për nxënësit.

Shpresojmë dhe ëndërrojmë të ecin përpara, i shohim nxënësit tanë me merakun se si do t’ja dalin në jetë”.

Respekt për të gjithë prindërit që sakrifikojnë për arsimimin e fëmijëve dhe kanë vëmendjen në zhvillimin e tyre.

Pavarësisht mundësive, shqiptarët kanë shkrirë gjithçka që të arsimojnë fëmijët. Mirënjohe për punën dhe dedikimin e mësuesve që jo rrallë janë edhe familje e dytë për nxënësit”, shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nesër afati i fundit për listat/ Kim ultimatum partive politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër

Publikuar

-

Nga

Nesër afati i fundit për listat/ Kim ultimatum partive politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dalë me një reagim publik një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve.

Në një mesazh drejtuar partive politike në Shqipëri, Kim u kërkon liderëve që në listë të mos përfshijnë persona me probleme, por figura të pastra.

“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretar i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).

Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë’ mbyllet mesazhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE