Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.
Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.
Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.
Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës
Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.
Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.
LEXO EDHE: Nisja e vitit të ri shkollor/ Ministria apel të fortë: Prindërit t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës
Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës
Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.
Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.
As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al