Connect with Us

Muça ul me këmbë në tokë Partizanin: Nuk ka cilësi, sulmi është sa për të plotësuar numrin

Sport

Muça ul me këmbë në tokë Partizanin: Nuk ka cilësi, sulmi është sa për të plotësuar numrin

Publikuar

-

Ish-trajneri dhe tani në rolin e analistit, Shkëlqim Muça, ka folur për ndeshjen Kukësi- Partizani, e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Muça, në “RTSH Sport”, nuk kurseu kritikat për lojtarin Lukas Kardozo, që hyri në fushë në vendin e Stenio Zhun- iorit që u dëmtua. “Ishte një ndeshje shumë taktike, mes dy skuadrave që kanë shumë cilësi. Në pjesën e dytë lojtarët e kuq punuan shumë mirë”, tha fillimisht Muça.

Ndërsa për sulmuesin e Partizanit, ish- trajneri i njohur tha: “Kardozo, për mendimin tim, është një lojtar sa për të plotësuar numrin, pasi nuk ka cilësi. Nuk është lojtar për Partizanin që të dalë kampion”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

Incidenti në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, shembet tarraca dhe plagosen disa tifozë (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Një incident i rëndë u shënua sot gjatë ndeshjes Butrinti-Labëria

Një grup tifozësh ishin mbledhur në një prej shtëpive pranë stadiumit për të parë takimin, por për pak qëndrimi i tyre mbi tarracën e një

Siç shihet në video tarraca është shembur dhe disa prej tifozëve aty kanë mbetur të lënduar.

Momenti i shëmbjes së çatisë ku po qëndronin tifozët.

LEXO TE PLOTE

Sport

Renditja provizore/ Skënderbeu lë fundin e tabelës, Partizani humbet shansin për kryesimin

Publikuar

-

Nga

U luajtën sot 3 nga ndeshjet e javës së 23-të në Kategorinë Superiore. Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1.

Zhgënjim total për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.

Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare.

Renditja provizore:

LEXO TE PLOTE

Sport

Daja: Skënderbeu na gjeti të papërgatitur, ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje

Publikuar

-

Nga

Partizani është shtangur ditën e sotme, teksa u mposht nga Skënderbeu minimalisht. Pas ndeshjes, trajneri i të kuqve, Ilir Daja, për “Gol pas Goli” u shpreh se problemi i Partizanit ishte nga krahu i djathtë.

Humbja- Unë do të thoja që është një mbrëmje jo. Kemi prishur gjithçka në këto ndeshjet e fundit. Nuk mund të them që faji është vetëm i lojtarëve. Marrim përgjegjësi edhe ne si staf. Sot të gjithë nuk ishin në përditshmëritë. Duhet të reflektojmë, sepse atë që ndërtuam mund të shkatërrojmë tani. Nuk janë dy ndeshje që i ngjajnë njëra-tjetrës. Me Apoloninë bëmë gjithçka për të dalë te porta. Sot kishim ndërtuar një manovër, ku Skënderbeu do qëndronte në prapavijë dhe do mbanim topin. Në pjesën e dytë, nga dëshira për të shënuar, u gjetëm të papërgatitur në mbrojtje.

Mesfusha– Edhe Broja edhe Murataj vijnë nga një periudhë me stërvitje të diferencuara. Donim ta hidhnim të gjithë kontingjentin, për të bërë diçka më të mirë, por nuk rezultoi ashtu. Në momentet e kundërsulmit, të gjitha topat niseshin nga mesfusha. Broja dhe Murataj nuk kishin kondicionin e duhur për të bërë manovrën. Prandaj përveç sulmit, sot gaboi edhe mesfusha.

Rastet e krijuara në fillim- Nëse në 15 minutat e para skishim raste dhe shkonim drejt golit, mund të kishim një tjetër mënyrë loje. Me ekipet që mbrohen mirë, loja duhet të jetë më shumë në drejti të nervave të qeta, pasi nuk mund të zgjidhte gjithçka me një ritëm që ishte i shpejtë, por pra alinin hapësira. Skënderbeu na kapte në kundërsulm, sidomos në linjën e djathtë, ku ne kishim 3 nga lojtarët më të mirë, si Mala, Murataj, dhe Asani. Aty i morëm të gjitha kundërsulmet.

Derbi dhe ndryshimi i pozicioneve të lojtarëve- Nuk e kishim marrë lehtë ndeshjen, pasi vinim nga një barazim. Vetëm spostimi i Malës ishte një pozicionin jonatyral, pasi Broja aty ka luajtur gjithmonë. Krahu i djathtë duhet të ishte pika kryesore. Në momentet jo të duhura të Muratajt, na bënin që ne të gjendeshin në disekuilibër.

Efekt negativ para Tiranës- Ne kemi detyrë, që nga nesër të ulim këtë zë presioni që e kemi krijuar vetë. Ta harrojmë sa më shpejt ndeshjen e sotme. Situatat i kishim, po ishte një ditë jo.”, tha Daja.

LEXO TE PLOTE