Politikë
Media e Pasmaçiut “nxjerr humbëse” partinë e Metës/ Ka humbur mbështetjen e qytetarëve

Media e trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu ka bërë një tjetër sondazh lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe partitë politike.
Edhe në këtë sondazh Ora News thotë se LSI, partia e themeluar nga presidenti Ilir Meta, që aktualisht drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ka humbur mbështetjen e qytetarëve.
Sipas televizionit të Ylli Ndroqit, mbështetje ka hubur edhe PS, ndërsa pretendon se votat që i kanë ikur këtyre dy partive do të shkojnë për PD-në dhe partitë e tjera.
Ndërkohë, kujtojmë se në sondazhin e parë kjo media raportoi se PS dhe LSI kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017./ CNA.al
Sondazhi/ Televizioni i Xhemail Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI