Connect with Us

“Më thanë që je i vjetër dhe nuk luan dot në nivele të larta”, Suarez flet sërish për trajtimin nga Barcelona

La Liga

“Më thanë që je i vjetër dhe nuk luan dot në nivele të larta”, Suarez flet sërish për trajtimin nga Barcelona

Publikuar

-

Luis Suarez duket se nuk i del e keqja me mënyrën se si u trajtua nga Barcelona, teksa drejtuesit katalanas, së bashku me trajnerin Ronald Kuman i thanë se tashmë ishte i vjetër dhe nuk mund të luante në nivele të larta. Kjo pjesë duket se e ka prekur sulmuesin që me Atletiko Madrid po tregon se blaugranët gabuan, teksa shënon vazhdimisht në Madrid dhe po udhëheq ekipin drejt titullit.

“Ajo që vërtet më bezdisi ishte se më thanë se isha i vjetër dhe se nuk mund të luaja në nivele të larta. Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Nëse unë nuk do të kisha bërë asgjë për tre apo katër vite, atëherë do t’i kuptoja, por unë në çdo sezon kam shënuar më shumë se 20 gola. Kam pasur gjithnjë statistikat më të mira pas Mesit.

Sot, e shohim se nuk është e lehtë të luash për Barcelonën. Shumë lojtarë që firmosën me klubin, nuk kanë pasur atë nivelin që pritej. Unë luajta për gjashtë vite me Barcelonën duke mbajtur nivel të lartë dhe duke përmbushur pritshmëritë. Te Barcelona kanë ndryshuar rrethanat, klubi duhet të ndryshojë. Unë e pranova këtë, e vetmja mënyrë që më shqetësoi ishte mënyra si ndodhi. Meritoja më shumë respekt”, u shpreh Suarez.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

La Liga

Lajm tronditës nga Spanja, arrestohet ish-presidenti Bartomeu. Ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Lajm tronditës nga Spanja. Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është arrestuar në mëngjesin e sotëm për arsye të skandalit të “Barça Gate”.

Ky skandal u publikua një vit më parë teksa hetimet vazhdonin dhe bëhej fjalë për listëpagesat e klubit nga Katalonja e cila ishte një kompani e specializuar për rrjetet sociale. Policia ka siguruar prova të mjaftueshme teksa në mëngjes ka vënë në pranga ish-presidentin e njohur të Barcelonës.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Ronald Kuman ndërpret konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Seviljas e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” me fillim nga ora 16:15.

Ronald Kumanit i doli gjak nga hundët gjatë konferencës për shtyp përpara mediave ndërkohë që tekniku holandez po analizonte këtë takim.

E njëjta gjakderdhje i ka ndodhur edhe 30 janar përpara ndeshjes ndajn Atletik Bilbaos ku katalanasit triumfuan me rezultatin 2-1.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo

Publikuar

-

Nga

Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer grintën e futbollistit shqiptar, atë që jep në fushën e lojës duke mos u tërhequr kurrë në dylyftime, e padyshim aftësitë e tij teknike. Nuk është rastësi që shpesh tifozët e kanë zgjedhur më të mirin në periudha të caktuara gjatë vitit dhe tashmë Bare ëshë kthyer në një të paprekshëm në formacionin e skuadrës katalanase.

Ndaj vetë Espanjol ka zgjedhur që t’i prezantojë më mirë futbollistin tifozëve të vet, duke i bërë disa pyetje për të shuar kuriozitetin rreth tij, pyetje të cilave Bare u është përgjigjur me shumë sinqeritet por edhe me humor.

Gjithçka nis me nofkën “Pitbull” që i kanë vënë futbollistit. “Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, pranoi duke qeshur mesfushori.

Më pas ai u pyet për Shqipërinë dhe këtu përgjigja e tij ishte shumë e veçantë. “Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”, tha duke qeshur Bare.

“Po, është një vend shumë i dhënë pas futbollit, sidomos kur luan kombëtarja”, pohoi më pas ai ndër të tjera në këtë intervistë ku tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realiuzuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij Fernando Torres.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: