Connect with Us

Makina del nga rruga/ Humb jetën shoferi 22 vjeçar

Kronika

Makina del nga rruga/ Humb jetën shoferi 22 vjeçar

Publikuar

-

Makina humb kontrollin në Rrugën e Kombit/ Tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Patok.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 22 vjeçar. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga ,ku për pasojë ka gjetur vdekjen .

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Shkrumbohen 0.5 hektarë pyje në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Guras, në peizazhin e mbrojtur tokësor–ujor në Pogradec.
Sipas raportimeve, mësohet se nga zjarri janë djegur rreth 0.5 hektarë pyje në Alarup.

Ndërsa stafi i PMTU Pogradec, ka luftuar për rreth dy orë me flakët, derisa ka mundur të neutralizojë vatrën e zjarrit.

 

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Librazhd/ Plagosen 5 persona, mes tyre 4 gra

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e 31-vjeçarit në Vlorë/ Zbulohet roli i Hans Jonuzaj

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 31-vjeçarit Taulant Beqiraj në Vlorë.

Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, dy prej të cilëve, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj, kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar Tauland Beqirajn, ndërsa Hans Jonuzaj i ka pritur në makinën tip “Ford” me targa AA 403 PX duke i larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi Hans Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Policia sekuestroi makinën me të cilin u larguan 3 personat, si dhe një armë zjarri kallashnikov . Tauland Beqiraj nuk është një person i panjohur për policinë pasi ai ka precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në superstradën Fushë Krujë-Milot/ Shoferi 21 vjeçar në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në superstradën Fushë Krujë-Milot, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas njoftimit të policisë një automjet i tipi ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. K., është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç dhe ky i fundit është trasportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE