Connect with Us

Lutfi Dervishi ngre shqetësimin: A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?

Sociale

Lutfi Dervishi ngre shqetësimin: A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?

Publikuar

-

“Mediat nuk janë të pavarura”/ Dervishi: Gazetarët nuk marrin vendime vetë

Gazetari Lutfi Dervishi ka ngritur shqetësimin lidhur me njoftimin e vdekjeve në Facebook.

Ai thotë se gjatë pandemisë ndeshet shpesh me njoftime për ndarje nga jeta për shumë njerëz. Dervishi thekson se krahas “lajmeve të këqija” që ndeshim në media, lajmet trishtuese po i ndeshim gjithnjë e më shpesh edhe në Facebook.

“A duhen njoftuar vdekjet në Facebook? Gjithnjë e më shumë, sidomos gjatë pandemisë, sapo hap Facebook ndesh njoftime për ndarje nga jeta të njerëzve që i njeh, familjarëve të tyre, të njerëzve që nuk i njeh, njerëz publik apo individë krejt të panjohur!
A është Facebook platforma e duhur për lajme të tilla? A duhet që një lajm të hidhur për mua t’a lexojnë 50, 500 apo 5000 “miqtë” e mi në Facebook?

Facebook të ndihmon se e përçon me shpejtësi lajmin, por në anën tjetër ngre pikëpyetje për mënyrën si duhet të veprosh?! T’i japësh like?! Të shkruash ngushëllime në publik?! Nëse këtë njoftim publik algoritmi fb nuk t’a ka shfaqur a do të gjykohesh si njeri i pandjeshëm?!
Personalisht në Facebook nuk dëshiroj të ndaj lajme të hidhura, dhe nëse mësoj lajme të tilla ngushëlloj në mënyrë private duke shkruar ne Ëhatsapp apo thjesht mesazh!

Shqetësimin për njoftimin e vdekjeve në fb e kam ndeshur shpesh këto javë. Ky është debat delikat. Por e vërteta është se krahas “lajmeve të këqija” që ndeshim në tv dhe portale, parim me të cilin operon gazetaria, lajmet trishtuese po i ndeshim gjithnjë e më shpesh edhe në fb!”, shkruan Dervishi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinotpikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndrësa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

LEXO EDHE:  Regjistrohen rritje shifrash në botë/ Më shumë të infektuar dhe më pak vdekje

LEXO EDHE:  Gjermania shënon rekord vdekjesh nga Coronavirusi

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 12°C

zonat e ulëta -2°C deri në 18°C

zonat bregdetare 3°C deri në 17°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Qytetarët kanë frikë të vijnë në spital”/ Brataj: Rastet janë në rënie, nuk jam dakord me lockdown-in

Publikuar

-

Nga

Kufizimi i lëvizjes/ Brataj shpjegon masat e reja, pse u vendos mbyllja në 20:30

Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj u shpreh se nuk është dakort me masat e vendosura të Covid-19.

Sipas tij ka ulje të rasteve të të infektuarve si dhe situata është e menaxhueshme.

“Rastet janë gjithmonë dhe në rënie pranaj unë nuk jam dakort me lockdown-in si dhe me masat e tjera të vendosura. Sot janë rreth 600 raste të reja, pra numri është gjithmonë e në rënie”, u shpreh Brataj.

Brataj u shpreh se qytetarët kanë frikë të shkojnë në spital pasi besojnë teoritë që në spital nuk marrin shërbimin e duhur si dhe lihen pas dore.

LEXO EDHE:  Ja si të mësoni nëse dikush ju ka hequr nga lista e miqve në Facebook

LEXO EDHE:  Regjistrohen rritje shifrash në botë/ Më shumë të infektuar dhe më pak vdekje

“Shumica e personave të prekuar nga Covid-19 vijnë me vonesë në spital. Ata kanë frië të vijnë në spital pasi u besojnë teorive që në spital nuk merr kujdesin e nevojshëm dhe se lihesh pas dore. Situata të tilla edhe kanë ndodhur por nuk ka spital perfekt”– u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE