LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liga e Kampionëve/ Lacio sfidon kampionët në fuqi, Atletiko Madrid pret Çelsin

23 Shkurt 2021, 10:43, Sport CNA
Liga e Kampionëve/ Lacio sfidon kampionët në fuqi, Atletiko

Sot në mbrëmje do të rikthehet Liga e Kampionëve, teksa Lacio ka një detyrë të vështirë përballë kampionëve në fuqi të Bajern Mynih. Italianët e trajnerit Simone Inzagi kërkojnë të bëjnë surprizën duke qenë se luajnë në shtëpinë e tyre, megjithatë rekordmenët gjermanë edhe pse nuk janë në formën më të mirë të mundshme dhe kanë një listë të gjatë mungesash si Myler, Kosta, Toliso apo Pavard, sërish kanë si objektiv të ruajnë titullin.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo mes Atletiko Madrid dhe Ccelsit. Spanjollët e Simeones kanë pësuar disa zhgënjime në kampionat së fundmi, ndërsa nga ana tjetër Çelsi është përmirësuar në drejtimin e trajnerit Tomas Tuhel.

, gjithsesi për nga eksperienca, bardhekuqtë do ta nisin këtë përballje si favoritë, ndërsa do të kërkojnë t?i mbyllin llogaritë në fushën e tyre për të udhëtuar të qetë drejt Anglisë.

Ndeshjet:

21:00 Atletiko Madrid-Çelsi

21:00 Lacio-Bajern Mynih

Lajmet e fundit nga