Connect with Us

Hiqet sikur punon tek SPAK/ Mbesa e Adriatik Llallës mashtron të renë për 500 €

Denoncim

Hiqet sikur punon tek SPAK/ Mbesa e Adriatik Llallës mashtron të renë për 500 €

Publikuar

-

Hiqet sikur punon tek SPAK-u dhe mashtron të renë për 500 €

Një zonjë denoncoi në emisionin ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin Dhjetor Kërkapi, nisur nga një njohje shoqërore, i ofroi zonjës një vend pune si recepsioniste pranë Prokurorisë së Tiranës.

Kërkapi u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 Euro për këtë nder. Denoncuesja u takua me Kërkapin dhe i dha paratë. Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në Janar 2021.

“Ajo mu drejtua për të më ofruar një vend pune tek prokuroria e Tiranës si recepsioniste në shkëmbm të një vlere monetare prej 500 Euro. E kam takuar në një lokal duke lozur me djalin e saj. Ajo më tha, Ilda jo Kërkapi siç është në të vërtetë, por Kraja. Ka shumë të njohur në Prokurorinë e Tiranës ndërkohë që kishte dhe babain e saj prokuror. Duhet të isha punësuar në 10 Janar të 2021. Një ditë më pas i kam dorëzuar vlerën që më kërkoi në këmbim të këtij vendi pune. Më tha që lekët do i presë vetëm një ditë dhe do i paguajë nga të vetat se nuk e di kujt do t’ia jepte. Shumë ia kam dhënë në dorë. Ishte një takim shumë miqësor, nuk hiqej, nuk ishte ajo që në të vërtetë është në realitet. Hiqej si një prind i përkryer”.

Denoncuesja ka regjistruar një pjesë të bisedës me Kërkapin, ku kjo e fundit i kërkon 500 Euro.

Ilda Kërkapi: Puna është, nëse e ke parasysh, poshtë Komisariatit Nr.3.

Denoncuesja: Çfarë pune është?

Ilda Kërkapi: Poshtë te recepsioni. Në momentin, që  vjen avokati, prokurorë, ne punonjësit “çekojmë” me kartën tonë…Aty ka oficerë. Aty janë 600 punonjës. Ka oficerë, që lënë takime. Ka prokurorë, që lënë takime, me këta, që janë në ndjekje penale, dikush tjetër do lërë një padi, do kërkojë një kërkesë-padie. Ti ke një telefon, ke edhe një libër përpara. Në momentin, që vij unë, do marrësh mjetin e identifikimit, do më regjistrosh, filan-fisteku, numrat rendorë i ke, doli në këtë orë. Ke një buton brenda, me atë do hapësh e do mbyllësh derën. Këtë pjesën e mësimit, e mëson vetë, se qenke vërtet shumë e shkathët. Nuk është punë e rëndomtë, është punë shumë e bukur, do e besosh. Do njohësh njerëz të rinj dhe në qoftë se do jesh e zonja, mund t’i ngjisësh shkallët avash-avash. Do të mësoj unë, se kë duhet të synosh aty, se unë vetë jam te Prokuroria e Krimeve të Rënda, punoj me ata të SPAK-ut. Këto do të t’i them pak më vonë. Do të të them unë, se pas kujt do rrish dhe kë do synosh. Në qoftë se vërtet arrin ta bësh shoqe, mikeshë, siç kemi pirë këtë kafe bashkë, kush e di se ku mund ta pimë, mund ta pimë edhe përditë, se unë ngaqë vij e auditoj, vij edhe përditë, do më falënderosh njëqind herë në ditë. Po gjete ndonjë nga këta njerëzit, që janë akoma edhe më lart se ne, po arrite që edhe ata t’i bësh miq,  kush e di ku mund të jesh. Zoti para, ne mbrapa Tij, se s’mund të dalim asnjëherë para Atij. Që unë të jem brenda, po të them në datën 10.

Denoncuesja: Siguria për atë vend punë, sa është?

Ilda Kërkapi: Kur po të them një mijë për qind, e ke një mijë për qind të sigurtë. “Do kemi punë bashkë pastaj!”, si the dje? U shkriva fare! Ti nuk më njeh mua, do më njohësh avash-avash.

Denoncuesja: Pagesa sa ishte?

Ilda Kërkapi: 500 euro, siç të thashë.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së/ Reagon Igli Gjelishti: Me Bolinon kam bërë biznes, ja pse i transferova para

Denoncuesja: Urdhëro! Numëroji.

Ilda Kërkapi: S’ka gjë, jo.

Denoncuesja: Po jo, ne jemi këtu.

Por zonja nuk u punësua kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht. Denoncuesja, pasi kishte dhënë lekët, u fut në internet për të parë, se si mund të punësohej një person në prokurori. Aty njihet me disa informacione, se Ilda Kërkapi kishe mashtruar edhe persona të  tjerë, duke u prezantuar si mbesa e ish-kryeprokurorit Llalla.

“U futa në internet për të parë se si mund të aplikoje për një vend pune vakant te Prokuroria e Tiranës. Ndër të tjera që lexoja, mu shfaq edhe emri i Ilda Kërkapit, ku thuhej, se ishte mbesa e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kishte mashtruar shumë vetë, në këmbim të një vlere monetare. Duke parë, se çfarë shkruhej për zonjën në fjalë, ishte e kotë, që unë t’i drejtohesha organeve kompetente, pasi ato nuk kanë bërë asgjë me rastet e tjera, kështu që, edhe me mua nuk do bënin asgjë.”

Gjatë komunikimeve mes të dyjave janë bërë në WhatsApp Kërkapi i ka thënë se do t’ia kthejë 500 Euroshin dhe duke nxjerrë justifikime. Në disa raste, bisedat mes tyre kalojnë në ofendime dhe mallkime.

Gazetari i “Stop” bisedoi në telefon me Kërkapin.

Gazetari: Po flas me Ildën?

Ilda Kërkapi: Po!

Gazetari: Andrelin Prifti quhem unë, gazetar i emisionit investigativ “Stop”. Në redaksinë tonë ka mbërritur  një ankesë prej zonjës… Në këmbim të një vendi pune si recepsioniste në prokurori, ti i ke kërkuar asaj 500 euro. Sa e vërtetë është kjo?

Ilda Kërkapi: Këto muhabete nuk bëhen fare në telefon dhe nuk është fare e vërtetë.

Ilda Kërkapi: E para e punës, unë kam djalin sëmurë dhe nuk mund të flas dot tani. Nuk është fare e vërtetë!

Gazetari: Po mesazhet që unë kam lexuar dhe ti thua do të kthesh lekët? Unë kërkoj që ti, një orë e më parë, të bësh shlyerjen e 500 eurove, t’ia kthesh mbrapsht zonjës!

Ilda Kërkapi: Jo mami, jo!

Gazetari: Më dëgjove?

Ilda Kërkapi: Po, të dëgjova.

Gazetari: Duhet t’i kthesh patjetër, paratë, sepse e gjitha kjo do të të kthehet kundra teje! Nëse nuk e bën, ne si “Stop” do bëjmë kallëzimin në organet kompetente, dhe më pas kjo merr formë edhe më ligjore.

Ilda Kërkapi: Po, e kuptova!

Gazetari: Kështu që, të lutem, ti do lidhesh vetë me zonjën, do t’i kthesh asaj 500 euro dhe jemi të gjithë të larë!

Ilda Kërkapi: Ëëë, po mirë, kur të nxjerr djalin unë dy ose tri ditë, do të të marr ty njëherë në telefon të parin. Në rregull?

Ilda Kërkapi: Po dua të takoj edhe ty unë personalisht!

Gazetari: Po pse?

Ilda Kërkapi: Po dua, patjetër!

Gazetari: Personalisht, nuk mundesh të më takosh, vetëm po të vish te Tv Klan, në “Stop”.

Ilda Kërkapi: Po atje do vij, ok!

Gazetari: Vetëm, të lutem, komuniko urgjent me zonjën…!

Ilda Kërkapi: Ke komunikuar ti, ktheji ti përgjigje!

Gazetari: Dëgjo Ilda! Ironitë  me mua nuk mund t’i bësh, sepse nuk të takon të flasësh kështu. Nëse ti ke mashtruar zonjën në fjalë dhe të tjerë persona, këtë nuk mund ta bësh dot me mua!

Ilda Kërkapi: Faleminderit, që më kontaktuat! Uuu!  Faleminderit, gjithë të mirat!

Por Kërkapi nuk i ktheu këto para mbrapsht. Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra u shpreh se do të hidhet një padi ndaj mashtrueses.

“Ke një padi, por do të përgjigjesh penalisht për veprat tuaja. Edhe të mos na kishe falenderuar çështja jote do të shkojë deri në fund. Të mbyllet njëherë e mirë historia jote e mashtrimeve me fukarenj”, tha ai./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Denoncim

Fiks Fare/ Skemat e mashtrimeve në internet: Paguaj 150 USD, sill 3 klientë që të marrësh bonus…

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Skemat e mashtrimeve në internet: Paguaj 150 USD, sill 3 klientë që të marrësh bonus…

Fiks Fare denoncoi një skemë mashtrimi që qarkullon në internet, ku qindra persona janë kontaktuar nga “agjentë” anonimë për të paguar 150 dollarë. Dhe, pasi bëjnë këtë pagesë, këta persona duhet të dërgojnë në këtë grup 3 persona në javë.

Më pas, mund të marrin bonuse… Por, edhe secili nga 3 “të peshkuarit” duhet të dërgojë 3 persona të tjerë dhe në këtë mënyrë skema përhapet me shpejtësi. Fitues është gjithmonë personi i parë, ndërkohë personat e tjerë ndajnë “thërrimet” me njëri-tjetrin. Por, të fundit, nëse nuk dërgojnë në skemë numrin e caktuar, duhet të ribëjnë një pagesë prej 100 USD që të ngelin në skemë. Kamuflimi, sipas ankesave që kanë mbërritur në redaksinë e “Fiks Fare”, është një “bonus” që u ofrojnë këtyre personave për udhëtime apo pushime.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një qytetar, i cili pasi ishte pushuar nga puna nga një Call Center, si pasojë e pandemisë, kërkoi në internet një punë të re. Ka kërkuar në rrjete sociale dhe ka parë me dhjetëra njoftime punësimi.

“Puno online. Rrogë mujore + bonuse. Bashkohu me skuadrën. Punën e merr me vete, mjafton një telefon. Për më shumë informacion kontaktoni…” thuhet në një nga këto njoftime. Në njoftimin tjetër, individë të ndryshëm shkruajnë se “puno nga shtëpia si konsulent turistik, rrogë mujore + bonuse. Bëhu pronar i vetes tënde”. Denoncuesi thotë, personat përdorin një emër “MWR Life Albania”. “Është një kompani me formë piramidale. Kjo skemë funksionon edhe me shtete të tjera. Por, tek ne është shtuar shumë. Ky grup kryen telefonata, mashtrim dhe rekrutim të personave. Kjo bëhet nëpërmjet një aplikacioni ‘zoom’. Atje janë pjesëtarë të stafit që mundohen të rekrujtojnë sa më shumë persona.” thotë denoncuesi.

Më tej, ai telefonon një nga numrat që ofronte punë. Nga krahu tjetër, “punëdhënësja” i thotë se “firma është me bazë në Hong Kong”. Denoncuesi pohon se skema është që i pari paguan 150 USD kuotë anëtarësimi. Për 1 muaj duhet të rekrutojë 12 persona. Këta 12 persona duhet të paguajnë secili nga 150 USD. I pari merr bonuset më të mëdha, të tjerët… bakshishet!

Pas ankesës, denoncuesi futet në aplikacionin “zoom”, ku një vajzë prezanton “të mirat” e kësaj firme, madje edhe përfitimet. Ajo pohon të gjithë skemën e përmendur pikërisht nga denoncuesi, ku thotë se “për t’u anëtarësuar duhen 150 USD”. Dhe, çdo anëtar i ri duhet të paguajë secili nga 150 USD… “Këtë projekt e kam nisur që në datën 6 prill të vitit të kaluar.

Kam qenë në të njëjtën pozicion si ju dhe aktualisht jam ‘district menager’ në këtë kompani. Në momentin që Arjola sjell brenda 7 ditëve të para 3 konsulentë që hyjnë përmes platformës elite. Arjola merr 30 USD për secilin ose 200 USD bonus. Nëse sjell 3 persona të tjerë nëpërmjet platformës pro, merr 10 USD për secilin dhe 100 USD bonus. Përveçse kësaj fiton edhe 100 USD në muaj dhe kompenson koston e anëtarësimit. Në momentin që Arjola u rrit në klasifikim dhe u bë menaxher dhe bën të njëjtën gjë edhe javën e dytë, pra në 7 ditëshin e dytë, sjell 3 konsulentë të tjerë, nuk merr 30 USD për secilin, por 40 USD për secilin, pra merr 320. Në momentin që bën të njëjtën gjë edhe javën e tretë dhe nëse brenda 21 ditëve të para Arjola sjell 9 miq të platformës Elite merr 930 USD bonus. Nëse sjell 9 konsulentë të platformës pro merr 410 USD bonus” thotë ajo përmes platformës online.

LEXO EDHE:  “Do e kallëzoj në SPAK”/ Veliaj: Basha ka marrë makinë luksoze dhe vila nga “oligarkët”

LEXO EDHE:  “Do e kallëzoj në SPAK”/ Veliaj: Basha ka marrë makinë luksoze dhe vila nga “oligarkët”

Denoncuesi e pyet për pagesat e personave të tjerë. “Asnjëri nuk punon për njëri-tjetrin, punojnë të gjithë për vete. Nëse nuk sjell anëtarë, ka kosto 100 USD, po ti s’duhet ta quash pagesë. Ti do ta quash kursim. Ti thjesht nuk e ke çuar te banka, ja ke besuar kompanisë dhe prandaj kompania t’i kthen në pikë të besuara” i thotë ajo, ndërsa denoncuesi e pyet për zyrat e kompanisë. Ajo i thotë se “ti merr një zyrë online”, ndërsa i shpjegon se pagesa e anëtarësimit bëhet në faqen e kompanisë.

Pas ankesës, gazetarët e “Fiks Fare” telefonojnë disa numra telefoni që gjenden kudo në internet, të cilët ofrojnë “punë nga shtëpia”. Anëtarja e parë thotë se kompania e ka qendrën në SHBA, ndërsa e konfirmon se ka paguar 150 USD për anëtarësim. Në fund, pohon se është vetëm 18 vjeçe dhe megjithatë kërkon njerës në punë.

Ndërkohë, Fiksi telefonon një numër tjetër. “Këtu je pa pronar. Puno sa orë të duash, kur të duash. Pagën e vendos ti. Për sa të punosh aq merr” thotë ai, ndërsa gazetarët e pyesin se nëse e duan 5 mijë euro, çfarë duhet të bëjnë.

Ai i thotë se “ti do të punosh për atë”. Pasi gazetarët i prezantohen, ai i thotë se “unë jam përgjegjës për veten tim”. Emisioni investigativ kërkoi një numër kontakti të firmës, ndërsa një person fillimisht u prezantua si përgjegjës. “Nga kompania ‘MWR Life’ ofrojmë vende pune” tha ai, ndërsa më vonë pohoi se “nuk jam përgjegjës i kësaj kompanie”./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Zbulohet krimi shëndetësor/ Si falsifikohet vaji i ullirit dhe si shitet djathi i mykur për kaçkavall

Publikuar

-

Nga

Zbulohet krimi shëndetësor, si falsifikohet vaji i ullirit dhe si shitet djathi i mykur për kaçkavall

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që bën subjektin “Saranda Al” me produktet ushqimore. Në redaksinë e emisionit mbërriti një denoncim nga një ish-punonjëse e këtij subjekti, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri.

Në kushte anonimati, kjo ish-punonjëse tregon se në magazinën e subjektit “Saranda Al” çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit luledielli dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyryes dhe nuk ka aspak vaj ulliri.

 

Këtë pohim e mbështesin edhe pamjet e fshehta, që tregojnë se si pronari i subjektit “Saranda Al”, Mihal Kote, udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj.

Sipas të njëjtit denoncim, në magazinën e këtij subjekti mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.

Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.

Denoncuese: Unë kam punuar dikur tek shoqëria e Sarandës, punëtore, kam mbushur vaj, kam paketuar djath, i kam bërë të gjitha proceset brenda në magazinë. Por kam parë shumë gjëra skandaloze. Si për shembull, vaji që nuk ishte fare asnjë pikë vajë ulliri brenda. Ishte thjesht val luledielli, i hidhnin një bojë jeshile nuk e di se çfarë ishte, nuk ja di emrin; një bojë të kuqe, shumë solucione, një erë limoni, dhe shumë gjëra të tjera që ai e quante vaj sallate. Përzierja bëhej vetë nga punëtorët. Kishte një formulë që ia kishte dhënë pronari vetë dhe me atë formulën e peshonin me gramatura. I peshonte punëtori dhe i  hidhte në cisternën e vajit të lulediellit. Djathi për shembull kur vinte, lexonte etiketa feta lope, ky e shiste për djath dhie. Ndryshonte thjesht etiketën, jo ambalazhimin dhe e shiste në treg për djath dhie. E kishte dhe në etiketë aty te peshorja, dilte djath dhie. Kaçkavall i grirë shumë probleme, shumë i pistë, kaçkavall lope gjithë mbeturinat  që kthehen nga tregu pastroheshin nga myku, hidheshin në një tavë, aty i pastronim edhe i hedhim pastaj në tavë, pastaj i hidhnim për grirje. Pastaj e përzienim dhe një kaçkavall që ishte shumë i lirë që nuk mund të quhet kaçkavall, e merrte shumë të lirë atë për t’i ulur koston dhe e përziente me mbeturinat e tregut.

Një person i infiltruar i emisionit Stop shkoi në dyqanin ku tregtohen produktet e subjektit “Saranda Al” për të blerë këtë vaj.

Klienti – Vaj ulliri është ai?

Shitësja – Vaj sallate ai, i përzier. Më i miri është ky, në do tamam, fikse-fikse vaj ulliri.

Klienti – Sa lekë është ai?

Shitësja – Ajo është 375, 7 mijë është i madhi. Nëse e ke problem ashtu, merr më mirë të paktën ktë, është më i mirë se ai!

Klienti – Po pse, ça lidhje ka ai?

Shitësja – Ka, se ka më shumë përqindje vaj ulliri, e kupton?

Klienti – Hëëë…

Shitësja – Kurse ajo ka më shumë lulediell.

Klienti – Ngaqë kishte shenjën e ullirit edhe thamë.

Shitësja – Po ka ullirin ajo po, i thonë sallate. E kupton, sallate i bëjmë të dyja bashkë.

Klienti – Po kjo?

Shitësja – Edhe kjo ka përzierje, po ka më shumë ulli, sesa ashtu. (Te etiketa 35%ulli dhe 65 % vaj luledielli)

Klientja – Sa është ky?

Shitësja – Ky dy mijë e dyqind ky, ai është 1 mijë e 700-nd. Atë të paktën e ke tamam, pa hile, sa për ktë, ta jap me garanci e haj vetë, e di vetë.

Shitësja – Djathë dele, dhie apo lope?

Klientja – Dhie!

Shitësja – Dhie, ja ku i ke ktu 5 mijë më i liri, shumë i mirë.

Klienti – Sa është?

Shitësja – 5 mijë, 5 mijë e 500-nd!

Klienti – Kaq e lirë?

Shitësja – Po!

Klienti – Djathi i dhisë?

Shitësja – Po më po, si të doni! Provoje, provoje të keqen! Ne jemi të parët, që furnizojmë edhe të tjerët, prandaj jemi edhe më lirë. Ne furnizojmë gjithë Shqipërinë.

Shitësja – Ta bëj ktë?

Klienti – Ai është i dhisë?

Shitësja – Po dhie!

Klienti – Ok!

Klientja – Po ky 5, ky 5 mijë e 500-nd?

LEXO EDHE:  Grabitja spektakolare e 4.6 mln eurove në Rinas/ SPAK çon në gjyq 8 të pandehur

LEXO EDHE:  Thuajini stop celulitit me këtë pije

Shitësja – Po!

Klientja – Është më… pse është 5 mijë e 500-nd them, pse ky 5? A është djathë dhie, të dyja, apo?…

Shitësja – Po dhie, kjo është Gjirokastre, kjo është Erseke.

Klientja – Edhe pak kaçkavall!

Shitësja – Kaçkavallin e keni aty me copa, sa të dush ti!

Klienti – Kaçkavall i grirë!

Klientja – Ok! Bëjë ktë!

Shitësja – 5 mijë lekë fiks! Urdhëroni, faleminderit!

Klientja – Faleminderit!

Klienti – Mirupafshim!

Shitësja – Mirupafshim!

Një tjetër skandal përveç përzierjes së vajit të sallatës, është edhe djathi kaçkavall që tregtohet nga subjekti “Saranda Al”. Nga kamerat e fshehta shihet se si kaçkavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet dhe grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. “Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet çdo ditë me shëndetin e qytetarëve. Po kështu, shihet qartë se si edhe djathi i lopës shitet si djath dhie nga subjekti “Saranda Al”, duke i ndërruar etiketat.

Eksperti Kapllan Sulaj shpjegon mënyrën sesi është rregulluar me ligj çështja e sigurisë ushqimore, duke filluar nga gjurmueshmëria e produktit, që nis me prodhuesin e deri në tavolinën e konsumatorit.

Eksperti Kapllan Sulaj: Për ushqimet gjurmueshmëria është hallka kryesore, këtij procesi i cili siguron mbartjen e informacionit nga lënda e parë deri tek produkti përfundimtar, deri te tavolina e konsumatorit dhe për këtë detyrimi ligjor u përket organeve inspektuese. Dhe për këtë kërkohet që produkti të gjurmohet që nga hyrja në doganë edhe deri tek produkti përfundimtar. Po këtu ka një sërë elementësh të gjurmueshmërisë. Në vendet e zhvilluara ky proces është më i plotë, më i organizuar, kurse në vendet në zhvillim dhe në vendet e varfëra procesi lë për të dëshiruar. Sepse dhe standardet e shoqërisë dhe standardet e tregtisë së ushqimeve janë më të ulëta. Por problem mbetet prodhimet artizanale dhe ato që prodhohen në njësitë e vogla të përpunimit nëpër kuzhinat, restorantet, të cilat pastaj është shumë e vështirë që të gjurmohen. Por nga na tjetër duhet treguar vëmendje nga organet inspektuese edhe për zbatimin mbi ligjin për etiketat. Etiketa është informacioni bazë mbi të cilat fillon edhe gjurmimi i produktit.

Kurse Granit Sokolaj, që drejton një OJF për mbojtjen e konsumatorit, shpjegon se AKU nuk ka laboratorë për analizat vjetore të kontrollit të tregut. Ligji ekziston, por shkelësit e tij dënohen shumë pak.

Granit Sokolaj: Doja të nisja në fakt me atë çfarë është më kryesorja në situata të tilla. Duke parë që ka njerëz të papërgjegjshëm pafundësisht, abuzues, mashtrues dhe që në fund të fundit të gjitha bien mbi ne si konsumatorë, mendoj që së pari Kodi Penal të jetë i drejtë për të gjitha dhe i barabartë. Sepse di që në vitin 2019 u bënë ndryshimet në Kodin Penal dhe për gjithë ata operatorë biznesi ushqimor dhe që abuzonin me sigurinë ushqimore, e cënonin atë dhe në këtë rast shëndetin dhe jetën e konsumatorit, ka gjobë deri në burgim deri në 2 vjet. Nëse një njeri abuzon me sigurinë ushqimore, të akuzohet në fund të fundit jo për aq sa parashikon Kodin Penal, por pse jo dhe genocid. Sepse nëse një njeri vret dikë dënohet me 30 apo me 35 vjet burg, një personi të tillë apo një operator biznesi na vret ne masivisht. Kështu që rasti konkret duhet me shumë vëmendje jo vetëm nga institucionet që kanë për detyrë garantimin e sigurisë ushqimore, por ato ligjzbatuese sepse është vërtetë i rëndë. Pastaj është detyra e AKU që të kontrollojë herë pas herë, ka një plan monitorimi apo plan marrje mostrash vjetorë për të analizuar produktet. Ky është problemi që sa ndodh kjo. AKU ka laboratorë në gjendje të mjerueshme. Janë afro 2.5 milionë Euro investime të BE për laborator dhe laboratoret e AKU nuk janë në gjendje t’i bëjnë. E dyta, duhet vullnet për t’i marrë këto mostra, për të zbatuar atë plan marrje mostrash, për të marrë mostra për t’i analizuar fundja në ISUV, i cili është edhe laborator reference, pra më i besueshmi i mundshëm në Shqipëri. Por kjo nuk ndodh sepse po të kishte ndodhur kjo, ose nëse ka ndodhur dhe nuk është bërë publike pastaj, sigurisht është skandal. /Tv klan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mori kredi me firmë të falsifikuar/ Pronari i lokalit pranon vjedhjen

Publikuar

-

Nga

Mori kredi me firmë të falsifikuar/ Pronari i lokalit pranon vjedhjen

Një vajzë 28 vjeçe ka denoncuar në “Stop” Qemal Gorishovën. Sipas saj Gorishova duke shfrytëzuar të dhënat e identitetit të saj, i falsifikoi firmën, duke aplikuar për kredi me një vlerë 2 milion Lekë të vjetra. Aplikimi iu miratua dhe ai bleu dy aparate celularë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe vajza vihet në dijeni vetëm, kur i telefonojnë nga institucioni financiar, se duhet të shlyejë këstet e kredisë së marrë.  Por cila është lidhja mes palëve? Ajo punoi disa kohë si banakiere dhe menaxhere në bar-kafenë e Qemal Gorishovës.

Me këtë shtetas ajo ka dy çështje: për përndjekje, e cila u mbyll dhe për problemin e kredisë se marrë. Ekspertët pasi bënë akt-ekspertimin e firmës, nuk e përjashtuan mundësinë, që firma të ishte falsifikuar.

Megjithatë, gjykata, pas kërkesë-padisë së institucionit financiar, e detyroi vajzën, të zbatojë urdhrin për të shlyer shumën, që shkon në rreth 4 milionë lekë të vjetra, me gjithë interesat.

Për të vërtetuar pretendimin e saj, vajza na vë në dispozicion një video-regjistrim, ku Qemal Gorishova pranon, se ka qenë ai, i cili ka marrë kredinë me firmë të falsifikuar.

Denoncuesja: Hë njëherë, më trego, si e more?

Qemal Gorishova: Direkt, për gjysmë ore.

Denoncuesja: Kush është ky komshiu yt, që e ke marrë ti?

Qemal Gorishova: Ah, ai në Vlorë.

Denoncuesja: Po si ta rregulloi ky?

Qemal Gorishova: E bëri direkt ai, me një telefonatë.

Qemal Gorishova: I vajta unë për Erisin, nuk e bëri, se donte edhe Erisi.

Denoncuesja: Erisi?

Qemal Gorishova: E, se Erisi paska patur probleme.

Denoncuesja: Çfarë problemesh?

Qemal Gorishova: I doli emri. Ku di unë, se çfarë ka patur.

Denoncuesja: Edhe ti kishe patur probleme.

Qemal Gorishova: Për Erisin nuk e bëri, ja pyet Erisin!

Denoncuesja: Po mirë, pra, a kishe ti?

Qemal Gorishova: Mua ma bëri ai.

Denoncuesja: Po si ta bëri, pra? Ta bëri, se të ka mik?

LEXO EDHE:  Skandali/ 8-vjeçari rezulton debitor miliona lekë në OSHEE

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Arben Kraja shërbëtori i Ramës, “varrosi” dosjen 184

Qemal Gorishova: Po!

Denoncuesja: Po asaj të bankës, si i ka thënë?

Qemal Gorishova: Ku di unë? Për gjysmë ore  vajta mora telefonin.

Denoncuesja: Ore, si ta dha me kartë tjetër, me emrin tim? Si ta dha ty?

Qemal Gorishova: E bëri direkt.

Denoncuesja: Po mirë mo, siç e ke marrë ti, siç e more ti për shembull. A more ti kredi në emrin tim?

Qemal Gorishova: Po!

Denoncuesja: A mund të marr edhe unë kredi në emrin tënd tani? Si e more ti?

Qemal Gorishova: Do pyes atë.

Denoncuesja: Se ti e more kollaj fare. Ti e hodhe firmën aty në emrin tim?

Qemal Gorishova: Po!

Denoncuesja: Pse më falsifikove firmën ti?

Qemal Gorishova: Aaa moj budalle! Unë e hodha kështu…

Çështja shkoi në gjykatë dhe tek përmbaruesi, por ky i fundit ka thënë se akti i ekspertimit është shumë evaziv pasi nuk është ndarë ende nëse është falsifikuar firma apo jo.

Përmbaruesi:  Akti i ekspertimit është shumë evaziv, një herë ju jep të drejtë, një herë nuk ju jep të drejtë. Një herë thotë, që nuk mund të provohet, një herë  thotë, që edhe mund të jetë firmosur.

Gjykata vendos pezullimin e vendimit kur: Çështja nuk mund të zgjidhet para, se të zgjidhej një çështje tjetër penale, civile, ose administrative.

Denoncuesja: Në gjykatë janë marrë më tepër me çështjen e përndjekjes. Çështja e përndjekjes është  mbyllur. Ekspertizën e kam kërkuar unë, në prokurori.

Përmbaruesi: Prokurorinë ju e vini në lëvizje. Mbaj mend, para disa kohësh, e kemi marrë në telefon (Qemal Gorishovën)  dhe ka thënë, se  “detyrimin do ta paguaj unë”, por në asnjë moment nuk e ka pranuar. Po flasim për diskutimet telefonike, që janë bërë me zyrën e përmbarimit./tvklan.al

LEXO TE PLOTE