Connect with Us

FOTO/ Forma fantastike, Cikalleshi merr “trofeun” e radhës

Kombëtare

FOTO/ Forma fantastike, Cikalleshi merr “trofeun” e radhës

Publikuar

-

Dopieta dhe kthimi i rezultatit nga 2-0 në 2-3 për të tijtë në ndeshjen kundër Malatyspor, kanë bërë që Sokol Cikalleshi të jetë në formacionin më të mirë të javës së 26 në Superligën turke të futbollit. Sulmuesi kavajas shënoi dy gola për katër minuta (80′ , 84′), teksa i dha Konyaspor tri pikë me vlerë në transfertë.

Gjiaganti i sulmit është vlerësuar në maksimum për paraqitjet e tij, teksa ka marrë edhe notën më të lartë në formacionin e javës. 8.6 vlerësohet sulmuesi i Konyaspor, duke merituar edhe “trofeun” e lojtarit të javës. Cikalleshi edhe njëherë po tregon një formë të lartë sportive këtë sezon, teksa ka shënuar tre gola në kampionat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kombëtare

E bujshme/ Një tjetër talent i Çelsit i bashkohet Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja U-17, e cila drejtohet nga Ervin Bulku, për 3 ditë do të grumbullohet në Durrës, ku stafi teknik do të ketë mundësinë të shikojë lojtarët nga afër.

Në listën e publikuar nga FSHF, bie në sy fakti se shumica e lojtarëve janë nga kampionati shqiptar, por ka edhe nga jashtë. Menjëherë tërheq vëmendjen Elidon O’Bojle, i cili aktivizohet në Angli me të rinjtë e Çelsit.

Sulmuesi i talentuar shqiptar luan me akademinë e Çelsit dhe është vetëm 15-vjeç, teksa falë paraqitjeve shumë të mira, ka bërë që Bulku ta grumbullojë në Kombëtaren e 17-vjeçarëve për të parë cilësitë e tij. Kujtojmë se Shqipëria U-17, do të luajë një miqësore me 17-vjeçarët e Teutës më 10 mars.

Lojtarët që do të grumbullohen në kompleksin “Tropikal” në Durrës do ti nënshtrohen testimeve fizike, teknike e taktike për të pasur mundësi të tregojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre përpara stafit teknik. Ky është vetëm grumbullimi i parë për kombëtaren e 17 vjeçarëve që i është besuar trajnerit Ervin Bulku.

Gjatë këtij viti janë planifikuar për tu zhvilluar disa grumbullime, në mënyrë që stafi teknik të ketë mundësi të ndjekë të gjithë lojtarët e talentuar që luajnë brenda dhe jashtë Shqipërie.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Zbulohet emri surprizë në listën e Edi Rejes për eleminatoret e Botërorit

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë janë duke afruar, teksa në fundin e muajit mars do të zhvillojmë tre takime për kualifikueset e Botërorit. Përgjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur garanci sa i përket portës dhe mbrojtjes. Sulmi është një temë që do të ishte harxhim i kohës për t’u përmendur pasi gjatë këtyre javëve në kampionatet respektive janë në formë fantastike të gjithë lojtarët shqiptarë.

Rei Manaj që ka shpërthyer si kurrë më parë me golat te Barcelona B, për të vazhduar me Sokol Cikalleshin që ka marrë të gjitha komplimentet e trajnerit të Koniasporit, e për ta përfunduar me Armando Brojën, që sipas trajnerit të Viteshes, është më i miri në “Eredivisie”. Sigurisht që lista e sulmuesëve vazhdon me zgjedhje të tjera që kanë mundësinë për të mbajtur mbi shpatulla fanellën e Kombëtares, ku mes tyre si risi për herë të parë në fushën e lojës mund të jetë edhe Florian Kamberi.

Një tjetër lojtar ky që po komentohet pozitivisht në Skoci, megjithëse për përfshirjen në listë nuk do të ishte risi. Problemet burokratike dhe më pas situata me COVID bëri që ish-futbollisti i Zvicrës të mos debutonte me fanellën e Shqipërisë.

Por ajo që Kombëtarja jonë ka vuajtur më së shumti është mesfusha, “truri organizator”. Pavarësisht emrave të shtuar dhe talenteve të shumtë që kemi në organikë, në zhvillimin e lojës kërkohet ende me patjetër aktivizimi i Ledian Memushajt, garda e vjetër, që nga futbollisti që shihet me etapën e mbyllur, vjen për të bërë diferencën.

Këtë herë si risi te Shqipëria pritet të jetë Nedim Bajrami. Reja po bën gjithçka që të bind lojtarin e Empolit për të lënë Zvicrën duke e joshur me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë. Mesfushori i ri po shkëlqen me Empolin dhe shquhet për nuhatjen që ka me portën, teksa në këtë sezon arriti që t’i shënonte Napolit dy gola me gjuajtje “vrastare” nga distanca.

Duke futur këtu “pitbullin” Amir Abrashi dhe të ngjashmin e tij Keidi Bare, forcën dhe klasin e Klaus Gjasulës, muskujt dhe energjinë e Enis Cokajt, fantazinë që ka Sherif Kallaku, krosimet e saktë të Endri Çekiçit dhe frymën e re që mund të japi Lindon Selahi ose edhe Eduart Rroca që ka bërë sezon të mirë me Instabulsporin, mund të thuhet pa frikë se Reja ka një larmishmëri zgjedhjesh si kurrë më parë te Kombëtarja./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Broja bën premtimin: Tani do shënoj edhe me kombëtaren

Publikuar

-

Nga

Armando Broja e cilëson vendimin për të kaluar te Vitese si më të mirin që ka marrë në karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi po shkëlqen atje me skuadrën në elitën e futbollit holandez duke shënuar 9 gola e dhënë 2 asiste, shifra mbresëlënse për një 19-vjeçar. Ai ka treguar në “Zona Gol” se si është situata e tij aktuale në raport me Çelsin që zotëron kartonin, por ka folur edhe për Kombëtaren e dëshirën që ka për të gjetur rrjetën edhe me të që në ndeshjet e marsit.

“Këtu në Holandë është më e vështirë se po luaj si profesionist dhe në Angli kam luajtur me ekipin e dytë të Çelsit. Kështu në Holandë janë më shumë të fortë, më të shpejtë, luajnë më mirë dhe atje ishte mosha ime. Këtu luaj me mosha të tjera, unë jam 19 dhe është më e vështirë të hyj në lojë. Kam ardhur se kisha dëshirë të luaja me ekipin e parë dhe të kisha minuta, të bëja gola e gjëra të tjera.

Një gol më ka munguar me Kombëtaren, por jam shumë i sigurt se në ndeshjet që do të vijnë, shpresoj të më japë shans trajneri të luaj dhe jam i sigurt se do të shënoj gola.

Më thanë që kam shënuar gola sa Ibra në vitin e tij të parë në Holandë dhe një larg Suarez. Shpresoj të vazhdojë forma e mirë dhe besoj se do të bëj më shumë gola.

Kalimi në Holandë tani për tani është vendimi më i mirë që kam marrë deri tani në futboll se po luaj shumë minuta, po bëj shumë gola, po njoh edhe më shumë. Lojtarët e tjerë të moshës time me të cilët kam qenë te Çelsi, po luajnë ende me bashkëmoshatarët. Për mua është e mirë se mund të luaj si profesionist, të marr eksperiencë ndaj është shumë e mirë.

E ardhmja me Çelsin? Ka njerëz që shohin ndeshjet e mia, bëjnë analizën, flasim e bëjmë biseda vazhdimisht. Por nuk kemi pasur ende kontakte çfarë do të ndodhë në fund të sezonit apo në tjetrin. Për momentin më thonë se po bëj mirë, të vazhdoj kështu deri në fund të sezonit dhe do të shohim në fund situatën.

Kam pasur gjithmonë dëshirën të luaj me ekipin e parë. Të shohim nëse vazhdoj formë të mirë dhe bëj më shumë gola. Në fund të vitit do të bisedojmë dhe nëse klubi më pëlqen shumë, rri me ekipin e parë dhe mund të filloj të luaj atje. Por nëse për shembull më thotë trajneri “nuk e di ende nëse je gati”, apo “kemi shumë lojtarë, ndoshta duhet edhe një vit”, atëherë mund të bëj bisedë për të arritur. një vendim.

Idhulli? Ronaldo “Fenomeni” më ka pëlqyer shumë se ka pasur cilësi si shpejtësia, më ka pëlqyer shumë. Më pëlqen edhe Ronaldo se ka mentalitetin shumë të mirë dhe është lojtar shumë i mirë. Këto dy më duket se i kam si idhuj.

Futbolli shqiptar? Babai është bërë tifoz me Vllazninë se është në vend të parë, e sheh pak ndeshjet. Por nuk  di se sa tifoz i madh është”, tha Broja ndër të tjera.

LEXO TE PLOTE