Sport
Formacionet zyrtare| Atletiko-Çelsi/ Simeone zgjedh më të mirët, Tuhel kursen yjet e “Bluve”

Atletiko Madridi dhe Çelsi janë gati për të zhvilluar betejën e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve sonte në Bukuresht. Trajnerët Simeone dhe Tuhel kanë vendosur se me cilët futbollisë do të nisin këtë supersfidë anglo-spanjolle.
Tekniku i bardhekuqve madrilenë ka hedhur më të mirët nga kontigjenti i tij. Luis Suarez dhe Zhoao Feliks do të prijnë ekipin spanjoll ndaj “Bluve”. Në krahun tjetër, gjermani Tuhel ka zgjedhur në sulm Vernerin, Zhirunë dhe Hodoin. Ish-tekniku i PSG-së ka lënë në stol shumë emra të njohur si: Kante, Havetz, Zijeç dhe Pulisiç.
FORMACIONET ZYRTARE