Connect with Us

“Është vrarë elita politike në Shqipëri”/ Topalli tregon katër zonat ku do kandidojë

Politikë

“Është vrarë elita politike në Shqipëri”/ Topalli tregon katër zonat ku do kandidojë

Publikuar

-

“Është vrarë elita politike në Shqipëri”/ Topalli tregon katër zonat ku do kandidojë

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar ditën e sotme 10 kandidatët e Tiranës që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në emisionin “Open”, Topalli u shpreh se në Shqipëri është vrarë elita politike, por ka zgjedhur emrat që mendon se do ta bëjnë këtë vend më të mire dhe janë të pa korruptuar.

“Në përgjithësi do thoja që nuk janë politikanë, nuk kanë qenë pjesë active në politikë por janë emra të njohur në jetën akademike, janë pedagogë, doktorë, profesorë apo të rinj e të reja. Janë një miks i intelektualëve që kontribuojnë në jetën akademike dhe të tjerë që kanë studiuar jashtë vendit.

Unë mendoj se i njihni. Në Shqipëri kanë vrarë elitën politike. Mund të investosh dhe nuk e di sa prej tyre do e bëjnë këtë vend më të mirë se ky është qëllimi i politikës. Unë kam hyrë në politikë kur kam qenë e re. Opozita të bën të rritesh dhe mendoj se këtyre i jepet mundësia dhe unë t’i nxis e t’i mbështes për të krijuar një klasë të re politike, të pa korruptuar. Të paktën të nisim me persona të pa korruptuar, të ndershëm dhe që janë me titujt më të lartë të jetës akademike”, tha Topalli.

LEXO EDHE:  Aksident me pasojë jetën në Tiranë/ Makina përplas 61 vjeçaren

Në listën e Tiranës do të jetë edhe Jozefina Topalli, e cila ka vendosur të mos braktisë  as Shkodrën, zonën që historikisht  i ka dhënë  mandatin e deputetes, kur ishte në PD,  ndërsa po mendon edhe Lezhën dhe Durrësin si opsion./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  Bënin kërdinë me vjedhje në Belgjikë/ Arrestohen 10 “skiftera”, pjesë e një grupi kriminal

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë 

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultatet e sondazhit/ Çim Peka “çon” Lulin në humnerë, Basha humb zgjedhjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën

Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.

Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës

Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.

Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Përplasja mes biznesmenëve në Tiranë/ Si nisi konflikti, plumbat kapën dhe kalimtarin

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë 

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës

Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.

Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.

As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Publikuar

-

Nga

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikonfirmuar se ai do të marrë pjesë i vetëm në këtë proces zgjedhor.

Nga studio e “Absolut 4” Patozi theksoi se nuk beson tek revolucioni por tek ndryshimi brenda institucioneve.

“Me zonjën Topallin kemi arritur një marrëveshje që të mbështesim njëri-tjetrin ose të mos e dëmtojmë njëri-tjetrin në këto zgjedhje. Megjithatë, ne jemi më vete në këto zgjedhje. Sigurisht qeverinë Basha, megjithë rezervat që kam.

LEXO EDHE:  Rinis qarkullimi në Tiranë/ Numër i lartë automjetesh dhe këmbësorësh në lëvizje

LEXO EDHE:  “Po nxjerrim drejtësinë nga moçali i degradimit”/ Ruçi jep mesazhin para studentëve

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe ata të tyren. Dëshira jonë është të arrijmë rotacionin. Ne kërkojmë që listat të jenë të hapura, që pushteti i kryeministrit të kushtëzohet. Ne nuk besojmë te revolucioni. Mendojmë se Shqipëria mund të ndryshojë duke u përfshirë, duka marrë pjesë, duke e sjellë ndryshimin brenda institucioneve. Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE