Connect with Us

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta futbollisti i Atalantës

Seria A

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta futbollisti i Atalantës

Publikuar

-

Në lajm i hidhur vjen nga Italia teksa raportohet se është ndarë nga jeta Willy Ta Bi. Pas nje beteje të gjatë me kancerin, lojtari i Atalantës nuk ka arritur t’ia dalë duke tronditur mbarë opinionin sportiv në Itali.

Kampion me të rinjtë, ish-lojtari nga Bregu i Fildishtë vdiq për shkak të sëmundjes së rëndë në mëlçi. Përmes një njoftimi në Twitter, klubi i Atalantës ka ndarë lajmin e trishtë për të gjithë futbolldashësit vendas.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Interi nis arratinë, mposht Parmën dhe shkëputet i pari

Publikuar

-

Nga

Interi ka triumfuar ndaj Parmas në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A. Pjesa e parë përfundoi pa gola në Stadio Ennio Tardini.

Por, në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit, Antonio Conte, hyri në ndeshje me një dinamikë tjetër.

Ishte Romelu Lukaku i cili i dhuroi një asistim kilianit, Alexi Sanchez i cili shënoi min (54’). Sanchez shënoi edhe njëherë në min (62’), teksa edhe kësaj radhe Lukaku ishte asistues.

Parma arriti të shënojë golin e nderit përmes Hernanit min (71’).Pas kësaj fitore, Interi shkëputet me gjashtë pikë nga Milani në krye të tabelës me 59 pikë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Telashe për Strakoshën, shqiptari humbet sfidën ndaj Juves

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e kësaj jave mes Juventusit dhe Lacios do të humbasë një nga protagonistët e këtij dueli në vitet e fundit, Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar ka qenë një nga emrat më të spikatur në këtë sfidë që kur mori vendin e Marketit mes shtyllave te lacialët, pro problemet fizike po e pengojnë që të kthehet në fushë e të japë kontributin e tij.

Strakosha ishte kthyer në fundjavë në stol, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte lënë për dy muaj jashtë fushave të lojës. Por me sa duket ai ka ndjerë përsëri shqetësime për shkak të ngarkesës fizike e kësisoj, në seancën e sotme stërvitore ka munguar.

Sipas mediave italiane, kjo mungesë e konfirmuar nga Lacio, bën të sigurt mospraninë e tij në duelin ndaj Juves që praktikisht do të ndajë fatin e Lacios dhe objektivin për të cilën mund të luajë skuadra bardhekaltër. Strakosha ka qenë një nga pikat e forta në duelet e kaluara me Juventusin duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte disa sfida, e duke dhuruar paraqitje mbresëlënëse me pritjet e tij, mes të cilave edhe penallti.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ish-ylli i Juventusit i surprizon të gjithë, hedh kandidaturën për kryetar bashkie

Publikuar

-

Nga

Ish-mesfushori Juves, Klaudio Markizio ka hedhur një hipotezë kandidimi për kryetar bashkie të Torinos në anën e Partisë Demokratike Italiane.

Partia e Zingareti do të mendonte seriozisht për ish-lojtarin e Juventusit si njeriun e tij për zgjedhjet komunale. Klaudio gjithmonë ka treguar vëmendje të madhe për çështjet shoqërore.

Kjo u zbulua nga “La Stampa” pas disa thashethemeve në ditët e fundit, me qendrën e majtë që kishte synime serioze të mbështetej tek ish-futbollisti, i cili në të kaluarën kishte zbuluar se ai po vendoste veten si një ide politike pikërisht në zonën e pushtuar nga Partia Demokratike.

LEXO TE PLOTE