Connect with Us

Dvorani injoron Metën/ Nuk i komentoj deklaratat e tij

Politikë

Dvorani injoron Metën/ Nuk i komentoj deklaratat e tij

Publikuar

-

Dvorani injoron Metën/ Nuk i komentoj deklaratat e tij

Ardian Dvorani ka reaguar pasi DASH e cilësoi si një nga 12 personalitet në botë që kanë luftuar korrupsionin.

Dvorani tha se ndihet i nderuar dhe krenar për këtë vlerësim, ndërsa u pyet edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili foli për mafie ndërkombëtare.

Ish-kreu i KED-së nuk pranoi të komentojë Metën, ndonëse tregoi se e ka lexuar reagimin e tij.

Reagimet e personave të cilido qoftë do i lexoj po nuk kam ndërmend të bëjë komet për to. Mafia ndërkombëtare është diçka e pa komentueshme, ajo që mua më intereson është vlerësimi që kanë bërë SHBA për personin tim duke më bërë të ndihem krenar për veten dhe shumë kolegë të mi, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi”, u shpreh ai në Repot Tv.

Më tej, Dvorani është pyetur edhe për përplasjet me presidentin për videon e Dritan Priftit, ku doli kundër pafajësisë së Ilir Metës, si dhe përplasjet për Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  LSI 15.000 USD në muaj për foton Meta-Trump, por dështoi

Ai pretendon se për këto çështje ka bërë vetëm detyrën e tij sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin, pa u ndikuar nga askush.

Unë gjithmonë kam bërë detyrën time, gjithmonë se më shumë se 15 vite në gjyqësor kamë mbajtur të njëjtin standard për këdo i fuqishëm apo i zakonshëm qoftë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjë një gjyqtar, që të gjykojë çështjet sipas ligjit, pavarësisht interesave në lojë dhe pavarësisht personave të përfshirë në çështje që ke për të gjykuara. Çështjet nuk i zgjedhim ne na bien me short. Kam bërë detyrën tim sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin pa u ndikuar nga askush”, nënvizoi Dvorani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Cakajt/ “Plas lufta” Rama-Meta

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve/ PD nis votimin në të gjithë vendin, publikohet kalendari

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultatet e sondazhit/ Çim Peka “çon” Lulin në humnerë, Basha humb zgjedhjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën

Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.

Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës

Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.

Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve/ PD nis votimin në të gjithë vendin, publikohet kalendari

LEXO EDHE:  Why should be arrested Edmond Haxhinasto / He changed the project 21 times, with a cost of $ 145 million

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës

Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.

Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.

As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Publikuar

-

Nga

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikonfirmuar se ai do të marrë pjesë i vetëm në këtë proces zgjedhor.

Nga studio e “Absolut 4” Patozi theksoi se nuk beson tek revolucioni por tek ndryshimi brenda institucioneve.

“Me zonjën Topallin kemi arritur një marrëveshje që të mbështesim njëri-tjetrin ose të mos e dëmtojmë njëri-tjetrin në këto zgjedhje. Megjithatë, ne jemi më vete në këto zgjedhje. Sigurisht qeverinë Basha, megjithë rezervat që kam.

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve/ PD nis votimin në të gjithë vendin, publikohet kalendari

LEXO EDHE:  Një miliardë lekë për inceneratorin e Tiranës/ Zhupa i hakërrehet Ramës e Veliajt: Duhet t’i jepet fund

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe ata të tyren. Dëshira jonë është të arrijmë rotacionin. Ne kërkojmë që listat të jenë të hapura, që pushteti i kryeministrit të kushtëzohet. Ne nuk besojmë te revolucioni. Mendojmë se Shqipëria mund të ndryshojë duke u përfshirë, duka marrë pjesë, duke e sjellë ndryshimin brenda institucioneve. Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE