LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League/ Bayerni hipotekon kualifikimin, fiton edhe Chelsea

23 Shkurt 2021, 20:08, Sport CNA
Champions League/ Bayerni hipotekon kualifikimin, fiton edhe Chelsea

LAZIO-BAYERN 1-4

Në kuadër të 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve, Bayern Munich ka arritur që të fitojë me rezultat të thellë 4-1 ndaj Lazios. I pari që hapi sfidën ishte Robert Lewandowski 9?, i cili shënoi pas një gabimi që bën në mbrojtje ekipi vendas. Vetëm 15 minuta më vonë, i riu 17 vjeçar Jamala Musiala, dyfishoi shifrat për bavarezët, ndërsa në minutën e 42-të përmes Leory Sane, Bayern Munich kaloi në epërsi prej tri golave. Pjesa e dytë fillojë në mënyrën më të keqe të mundshme për Lazion, pasi Franceso Acerbi 47? shënon autogol. Dy minuta më vonë, golin e nderit dhe atë të shpresës së vogël për Lazion e shënoi Joaquin Corera, por vetëm aq, pasi ndeshja u mbyll 1-4. Kualifikimi duket i mbyllur për Bayernin.

ATLETICO-CHELSEA 0-1

Me rezultat minimal 1-0, Chelsea ka arritur që të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Ndeshja e vlefshme për 1/16-tën e finales midis Atletico Madrid dhe Chelsea të zhvilluar në Wanda Metropolitano e vendos goli i shënuar nga Oliver Giroud 71?. Francezi arriti që të shënoi një gol mjaft të bukur me ?gërshërë? dhe mund të jetë në garë për ?Puskas Award?. Edhe pse fillimisht ky gol u anulua për shkak se mendohej se kishte pozicion jashtë-lojë, në fund VAR-i vendosi ta lejojë atë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 mars në Stamford Bridge.

Lajmet e fundit nga