Connect with Us

Çfarë mendoni për 21 janarin dhe Gërdecin?/ Topalli: Kam qenë kundër dhunës së institucioneve

Politikë

Çfarë mendoni për 21 janarin dhe Gërdecin?/ Topalli: Kam qenë kundër dhunës së institucioneve

Publikuar

-

Çfarë mendoni për 21 janarin dhe Gërdecin?/ Topalli: Kam qenë kundër dhunës së institucioneve

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, është pyetur në “Open” lidhur me qendrimin e saj për ngjarjen që kanë lënë shenjë në vendin tonë, si ajo e 21 janarit dhe Gërdecit.

Topalli tha në “Open” se ajo ka qenë kundër dhunës së institucioneve në 21 janar, por dhe kundër dhunës gjatë protestave që u bënë pas vrasjes së Klodian Rashës.

“Unë them këtë, kam qenë kundër dhunës së opozitës së Edi Ramës dhe kundër dhunës pas vrasjes së të riut që u sulmua kryeministria e Edi Ramës. Ata që sulmojnë institucionet thyejnë kushtetutën dhe ligjin. Kam qenë kundër atyre që kanë djegur selinë e PS në Shkodër. Nuk ndryshoj parimet unë se ndryshojnë emrat.

LEXO EDHE:  Sulme te reja ne Siri, shperthimi ne Hasakeh le te vdekur 20 persona

Nuk e kam kuptuar kurrë, 21 janari u bë për bllokun e Metës, u vranë 4 të pafajshëm. Mbas kësaj, Rama që bëri 21 janarin, hyri në qeveri me Ilir Metën. Ai është zënë me bllok në dorë dhe tani t’i kemi në qeveri ata të dy? Është e moralshme kjo? Është normale? I mbajnë njerëzit në çadër dhe pastaj bashkon qeverinë me Edi Ramën’, tha Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Gazetarja e njohur “kryqëzon” Sandër Lleshajn

LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Gazetarja e njohur “kryqëzon” Sandër Lleshajn

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultatet e sondazhit/ Çim Peka “çon” Lulin në humnerë, Basha humb zgjedhjet në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën

Televizioni i Çim Pekës ka bërë një sondazh ku ka pyetur qytetarët e Tiranës se kë do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Peka është munduar të rrisë performancën e Lulzim Bashës, për të cilin thotë se e mbështesin 27.3% e qytetarëve të Tiranës, ndërsa PS-në 28.7% dhe LSI-në 7.2%.

Sipas Syri Tv, koalicioni i drejtuar nga PD, ‘Alenca për Ndryshim’ del fitues në Tiranë. Mirëpo faktet kanë nxjerrë bllof sondazhin e Çim Pekës, i cili po mundohet si e si që të nxjerrë Bashën fitues në këto zgjedhje.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për qarkun e Tiranës

Duke bërë një krahasim me shifrat zyrtare të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 për qarkun e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, vihet re që PD nuk ka asnjë ndryshim.

Në zgjedhjet e kaluara PD-në e kanë votuar 27.67% e qytetarëve të Tiranës dhe LSI-në 13.02% e qytetarëve, ndërsa në rang qarku PD-në e kanë votuar 31.81% e qytetarëve dhe LSI-në 13.45% e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Pas Topallit, Basha merr edhe një tjetër “goditje” nga Patozi

LEXO EDHE:  “Ekonomia në ditën e saj më të zezë”

Rezultati i zgjedhjeve në 2017-ën për bashkinë e Tiranës

Pra, PD nuk ka asnjë rritje dhe kjo sipas sondazhit të Çim Pekës që ka nxjerrë dhe LSI me 7% duke e përgjysmuar. Me rezultatet e nxjera nga Çim Peka PD dhe LSI humbasin zgjedhjet.

Çim Peka po mundohet medoemos të ngrejë votat e Bashës, por as sondazhet nuk ka ditur t’i manipulojë si duhet, pasi shifrat e tyre e kanë nxjerrë Lulin me të njejtin rezultat si në vitin 2017 dhe LSI të përgjysmuar.

As kurajo që t’ja ngrenë pak shifrat Lulit nuk kanë, i cili duket të jetë në të njejtën situatë si në 2017 apo edhe më keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Publikuar

-

Nga

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ka arritur një marrëveshje me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli për të mos dëmtuar njëri-tjetrin në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikonfirmuar se ai do të marrë pjesë i vetëm në këtë proces zgjedhor.

Nga studio e “Absolut 4” Patozi theksoi se nuk beson tek revolucioni por tek ndryshimi brenda institucioneve.

“Me zonjën Topallin kemi arritur një marrëveshje që të mbështesim njëri-tjetrin ose të mos e dëmtojmë njëri-tjetrin në këto zgjedhje. Megjithatë, ne jemi më vete në këto zgjedhje. Sigurisht qeverinë Basha, megjithë rezervat që kam.

LEXO EDHE:  “Ekonomia në ditën e saj më të zezë”

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Ballsh/ Katastrofa që krijon mafia Sula-Rama

Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe ata të tyren. Dëshira jonë është të arrijmë rotacionin. Ne kërkojmë që listat të jenë të hapura, që pushteti i kryeministrit të kushtëzohet. Ne nuk besojmë te revolucioni. Mendojmë se Shqipëria mund të ndryshojë duke u përfshirë, duka marrë pjesë, duke e sjellë ndryshimin brenda institucioneve. Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE