Connect with Us

Basha shpërthen kundër oligarkëve/ Marrin para nga taksapaguesit shqiptarë

Politikë

Basha shpërthen kundër oligarkëve/ Marrin para nga taksapaguesit shqiptarë

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj “oligarkëve”

Gjatë një takimi me bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, kryedemokrati theksoi se “Biznesi është në kolaps total, oligarkët shijojnë favoret e qeverisë. Basha deklaroi se PD ka një plan konkret dhe të zbatueshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

“Nuk dilet nga kriza, duke ua dhënë paratë oligarkëve. Ekonomia dhe shqiptarët mund të dalin nga kjo krizë, vetëm kur jemi të gjithë duke iu afruar finishit, pa lënë asnjë pas. Përndryshe, pandemia vetëm do ta thellojë krizën. Ndaj vijmë këtu me një plan konkret, me vendosmërinë për ta zbatuar atë. Jemi të gatshëm të rishikojmë akcizën e birrës dhe problemin e pullës dhe kodit të akcizës, deri në heqjen e tyre. Do të shfuqizojmë taksën e ambalazhit. Sot vetëm 4-5 vetë janë te tavolina e kryeministrit, ortakë për xhepat e tyre. Fatura e këtij korrupsioni ka arritur 7.2 miliardë euro, në këto 8 vite.

I gjithë ky program, që kemi shpalosur hap pas hapi, për hapjen e vendeve të punës, pagën minimale 36 mijë lekë të reja në muaj, për uljen e taksave, si dhe masa të tjera që do të sjellin përmirësim në familje dhe biznes, janë pjesë e një plani që funksionon si i tërë. Është produkt i dy viteve punë me specialistët më të mirë.

Kam takuar me qindra pensionistë, është i njëjti realitet sot. Ndryshimi është mes një plani konkret e i zbatueshëm, që funksionon si i tërë, dhe që do të sjellë përmirësim, dhe atij që hap thesin e premtimeve boshe vetëm kur vjen dita e zgjedhjeve.
Ne do të rrisim konkurrueshmërinë e biznesit. Dy modele janë, ai i liberalizimit, ku përfitojnë të gjithë, dhe ai i monopolizimit, ku përfitojnë një grusht njerëzish. Gjithëpërfshirja dhe aksesi është zgjidhja që japim ne me planin tonë. Sot këto vendime që ka marrë qeveria janë të konsultuar me ortakët, që përfitojnë. Me planin tonë fitojnë të gjithë, sipërmarrjet prodhuese, punonjësit, familjarët e tyre dhe natyrisht edhe shteti. Pra fiton Shqipëria”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE