Connect with Us

“30 persona përdoren nga Basha të më sulmojnë mua”/ Topalli thirrje shqiptarëve: Lëreni të ndërtojë vila

Politikë

“30 persona përdoren nga Basha të më sulmojnë mua”/ Topalli thirrje shqiptarëve: Lëreni të ndërtojë vila

Publikuar

-

PD dhe aleatët regjistrohen si koalicion në KQZ/ Topalli: Nuk do sjellin asnjë ndryshim

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, dikur numër dy i Partisë Demokratike tha në Open se ajo ka votuar  pro ndryshimeve kushtetuese për të shmangur kriminelët që të hynin në parlament por ata e gjetën sërish rrugën.

Topalli thotë se sot është një shtet i mbushur me militantë dhe është emergjente që të largohet një klasë politike me tre persona për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Topalli shton më tej se disa persona përdoren nga Lulzim Basha dhe përmes mesazhe e sulmojnë atë, por kjo gjë nuk e shqetëson. Ajo iu bën thirrje shqiptarëve që të bëhen së bashku me partinë e saj për të rrëzuar Edi Ramën dhe për “të lënë” Bashën të shumëfishojë pronat e kunatit!

LEXO EDHE:  FOTO DITE/ Rama ndjek ndeshjen e basketbollit si VIP

“30 persona nga Lulzim Basha përdoren dhe turren përmes mesazheve të më sulmojnë mua. Nuk më shqetësojnë mua këto. Prandaj unë i ftoj shqiptarët që ta lënë Bashën që të ndërtojnë 4 vila. Lëreni Lulzim Bashën të shumëfishojë bizneset e kunatit dhe ju ftoj të bëhemi bashkë dhe të rrëzojmë Edi Ramën”, tha Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Publikuar

-

Nga

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbrëmjen e sotme për partinë G99, që lindi nga lëvizja Mjaft.

Veliaj e cilësoi G99-ën si dështim spektakolar, ndërsa tregoi se partinë e quajti G99 pasi ishin 100 veta dhe njëri prej tyre mungoi.

Socialisti deklaroi në emisionin “Dola te Ola” se për të ia vlen si eksperiencë pavarësisht se provoi dështimin.

Pata dështim spektakolar. Ishte grupi nismëtar me 100 veta, mungoi njëri.

Për sa kohë flasim, edhe të jetë temë bisede është ok. Po mos e kisha provuar dështimin, besoj se jeta është lart e poshtë. Tani që e mendoj, përveç përqindjen modeste dhe një mandati në Berat. Për mua ishte supereksperiencë. Në ditët e mira të duan të gjithë. Në ditë të këqija njeh shokët.

E dyta, zbulon sa i fortë jetë vetë. O kalon në depresion, ose thua është super eksperiecë. Fitova mijëra miq në gjithë shqipërinë. Ishte listë disa mujore. E di ekzaktësisht kur grupi është i vogël, duhet të bësh qeliza kudo. Duhet shijuar si eksperiencë. Si minimum do krijosh forcën e vetes. Ka të ngjashëm? Ka zogj më të njëjtat pupla thonë amerikanët? Eksperiencë fantastike”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Festa e mësuesve/ Grida Duma: Meritojnë respekt, janë familje e dytë për nxënësit

Publikuar

-

Nga

Festa e mësuesve/ Grida Duma: Meritojnë respekt, janë familje e dytë për nxënësit

Me rastin e 7 Marsit, ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka takuar sot një mësuese në zonën e Kavajës, ku edhe kandidon për deputete.

Duma thotë se të gjithë prindërit që sakrifikojnë për arsimimin e fëmijëve dhe kanë vëmendjen në zhvillimin e tyre meritojnë respekt.

Demokratja ka publikuar një video nga takimi me mësuesen dhe deklaron se të gjithë mësuesit janë familje e dytë për nxënësit.

Shpresojmë dhe ëndërrojmë të ecin përpara, i shohim nxënësit tanë me merakun se si do t’ja dalin në jetë”.

Respekt për të gjithë prindërit që sakrifikojnë për arsimimin e fëmijëve dhe kanë vëmendjen në zhvillimin e tyre.

Pavarësisht mundësive, shqiptarët kanë shkrirë gjithçka që të arsimojnë fëmijët. Mirënjohe për punën dhe dedikimin e mësuesve që jo rrallë janë edhe familje e dytë për nxënësit”, shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nesër afati i fundit për listat/ Kim ultimatum partive politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër

Publikuar

-

Nga

Nesër afati i fundit për listat/ Kim ultimatum partive politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dalë me një reagim publik një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve.

Në një mesazh drejtuar partive politike në Shqipëri, Kim u kërkon liderëve që në listë të mos përfshijnë persona me probleme, por figura të pastra.

“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretar i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).

Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë’ mbyllet mesazhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE