Showbizz
“Zoti mbroftë adoleshentët”/ Ish konkurrentja e Përputhen kritikon ashpër Arjan Konomin

Debati i mbrëmshëm mes Sindit dhe Arjan Konomit ka krijuar dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Sindi kërkoi një shpjegim nga Juliani në përballjen e saj pse ai e kishte quajtur perverse dhe në këtë moment Arjani shprehet se kjo fjalë është thënë nga ai jo nga konkurrenti.
Arjan Konomi tha se fjala kishte një kuptim më të gjerë se ajo që kishte kuptuar Sindi dhe e shpjegoi. Nisur nga shpjegimi i tij, ka reaguar dhe ish konkurrentja e Përputhen 1, Ina Kollçaku e cila nëpërmjet disa postimeve në Story ka kritikuar Arjanin.
“Sapo kuptova që fjala ‘perverse’ qenka krijuar nga Arjan Konomi dhe ka kuptim një zgjedhje jo e zakonshme. O Zot! Seksizmi është një term i lidhur vetëm me paragjykimet me bazë gjinore. Psh: Vajzat/ gratë veshin rozë. Pse ke veshur bluzë rozë si vajzë? Djemtë/ Burrat punojnë në ndërtim. Pse burrë je ti të punosh në ndërtim? Fjala femër madje është traumatike për një feministe, nëse nuk po përdoret vetëm për seksin, psh në pasaportë.
Vajzë dhe grua është i vetmi term i saktë. Unë kur dëgjoj ‘jemi femra’ më vjen të vdes. Ngacmimi seksual nuk është seksizëm. Ngacmimi seksual është ngacmim seksual! Seksualisht ngacmohen vajzat, djemtë, homoseksualët, biseksualët dhe unë si sapioseksuale, sa herë dikush thotë diçka idjote! Ju përshëndes tani! Zoti mbroftë adoleshentët që kanë këto shembuj! Uroj të harrojnë me moshë ç’a kanë dëgjuar sot! Ju lutem, blini një libër!”, shkruante ajo në postimet e saj./ CNA.al