Connect with Us

Zbardhet pasuria e Erjon Braçes/ Si ndryshuan të ardhurat e zv.kryeministrit

Politikë

Zbardhet pasuria e Erjon Braçes/ Si ndryshuan të ardhurat e zv.kryeministrit

Publikuar

-

“Shqiptarët do votojnë me shpatë”/ Braçe i përgjigjet Metës

Erion Braçe u zgjodh numri dy i kabinetit të kryeministrit Edi Rama në dhjetor 2018, duke marrë postin e parë në ekzekutiv pas dy dekadash në politikën aktive.

Braçe ka përfunduar studimet për Ekonomi-Financë në vitin 1994 dhe ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në gazetën “Zëri i Popullit”. Ai ka qenë pjesë e politikës aktive prej vitit 1992 si dhe ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Socialiste në vitet 1996-2000. Braçe është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste prej vitit 1995 dhe anëtar i kryesisë nga viti 2005.

Erion Braçe ka një përvoje të gjatë legjislative. Ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në 7-të legjislatura që prej vitit 1996.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së zv.kryeministrit Erion Braçe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga zv.kryeministri aktual, Erion Braçe nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Braçe deklaronte pasuri me vlerë 6.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me gati 2 herë, duke kapur vlerën e 11.4 milionë lekëve.

LEXO EDHE:  Burg pa prova për Saimir Tahirin/ Deputeti socialist ‘dush të ftohtë” Hajdarmatajt  

Z.Braçe zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.2 milionë lekë dhe kursime në cash prej 700 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.5 milionë lekë, nga të cilat gati 59% kanë si burim pagën e Z.Braçe dhe 40% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE