Connect with Us

Vijojnë replikat/ Braçe-Metës: Trego si votohet me shpata ditën e zgjedhjeve

Politikë

Vijojnë replikat/ Braçe-Metës: Trego si votohet me shpata ditën e zgjedhjeve

Publikuar

-

Deklarata e presidentit Ilir Meta nga Vlora, ku tha se shqiptarët do të votojnë në 25 prill me pasaporta, karta ID ose shpata ka sjellë reagime nga ana e mazhorancës. Në këtë debat është përfshirë dhe zv.kryeministri Erion Braçe dhe këshilltarit i presidentit, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka kërkuar nga presidenti t’i shpjegojë se si votohet me shpata, por postimit të tij i është përgjigjur Tedi Blushi, i cili shkruante se Braçe duhet t’i lërë mistrecllëqet dhe të bëjë thirrje për daljen në votime të popullit.

Ndërkohë nuk ka vonuar edhe përgjigja e zv.kryeministrit, i cili kërkon edhe njëherë që Meta t’i shpjegojë se si votohet me shpata, ndërkohë që e akuzon presidentin se i ka djegur një palë zgjedhje më parë, si askush tjetër.

“Ja katandia. Në vend qe te spjegoj se si votohet me shpata diten e zgjedhjeve; Presidenti i republikes merret me mua, fyen, ofendon, urdhëron, shpif! Po te pyes edhe nje herë president:Si votohet me shpata?! Afërmendsh që nuk besoj se disa medie gënjejnë mbi deklaraten tende. Sepse u bënë dy vite plot që, Presidenti i Republikës ka veç dhunën në mendje e dhunën predikon;

LEXO EDHE:  Pazaret e dy netëve më parë sollën qeverinë Rama-Meta-Berisha/Ta dënojmë me votë!

Kjo është e papranueshme! Një palë zgjedhje i shkatërrove, i dogjë, i përvëlove në zjarr e flakë si kurrë ndonjehere ndokush me parë; Këto të tjerat po kërkon me ngulm ti njësosh me dhunën mbi të ndryshmin por më shumë, mbi cilindo që do të zgjedhë me votë lirisht, pa ty e pa ushtaret e dhunës nëpër këmbë mu siç Kushtetuta thote.

As ta ka kush për borxh e as ka nerva me kush të dëgjoj çdo ditë thirrjet e tua për dhunë, dhunë për çdo gjë-pjesë e filozofisë fashiste që nuk njeh votën por e sjell atë si farsë, në funksion të një verdikti të dhunshëm përtej votës, kurrë popullor, madje kundër popullit!

E fundit, boll me sulmin ndaj medias, gazetareve që nuk mendojnë si ju! Nuk është faji i tyre që Presidenti i Republikes flet me shpata ne goje! Nuk e ka fajin kurre pasqyra per cfare ka perballë”, shkruan Braçe./CNA.al

“Erion hiq dorë nga mistreclliqet”/ Presidenca: Referendumin e 25 prillit nuk e ndalin marifetet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vajza e ish-deputetit tek aktori i njohur/ Zbulohen tre kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

Publikuar

-

Nga

Nga vajza e ish-deputetit tek aktori i njohur/ Zbulohen tre kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

Zbulohen 3 emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë socialistët në qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala, sipas asaj që shkruan Report tv.

Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët.

Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

LEXO EDHE:  E larguan nga puna një muaj para se t’i mbaronte mandati/ Bardhyl Kollçaku padit Metën dhe Xhaçkën

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Aktivistët punojnë me ngulm për çdo votë në shtetet e lëkundura

Ndërkaq në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së në Has, Adem Lala. Ky pritet të jetë i 3-ti në listën e PS-së në qarkun e Kukësit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e Shkodrës

Artisti lezhjan Gjovalin Dushaj, është bashkuar me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit.

Mësohet se Dushaj do të përfaqësojë Bindjen Demokratike për Qarkun e Shkodrës, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin.

Lajmin e bën të ditur vetë artisti, i cili falenderon koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe koordinatorin e kësaj partie për Shkodrën dhe Lezhën, Tonin Uldedaj.

Ju bashkuam logos së Bindjes Demokratike, me deshirën e madhe për të kontribuar ashtu siç e meriton Shqipëria jonë e përbashket. Tek Bindja Demokratike dhe te Kryetari i saj Z. Astrit Patozi unë shoh ardhmerinë, pa fyerje, pa sharje, pa mëndje të madhe, por real dhe i sinqertë në këtë rrugë jo pa probleme të politikes Shqiptare. Falemnderit Z. Astrit Patozi dhe Z. Tonin Uldedaj për besimin që treguat ndaj meje për të përfaqësuar Qarkun e Shkodres, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin. Fitoren e meritojmë”, shkruan Dushaj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

Deputetja Rudina Hajdari vijon fushatën në qarkun e Elbasanit, ndërsa i fton të gjithë t’i bashkohen ekipit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan, se shqiptarët s’mund të mbështesin më “ata që për 30 vite u pasuruan pa punuar një ditë, përtej çdo imagjinate”.

“Çfarë do bëjmë këto zgjedhje?

Do vazhdojmë të mbështesim të vjetrit, ata që për 30 vite u pasuruan përtej çdo imagjinate pa punuar asnjë ditë, falë besimit dhe votës tonë, duke e detyruar miliona shqiptarë të largohen e duke varfëruar pjesën tjetër?

Apo do i japim forcë të rinjve dhe të rejave profesioniste, të mirëshkolluar, të aftë në profesionet e tyre e plot me pasion e ideal për ta ndryshuar vendin?

Zgjedhja është e çdo votuesi!

Ne do vazhdojmë të trokasim pa përtuar në çdo derë, në cdo lagje, në çdo fshat e të flasim me këdo për ta bindur se ndryshimi për mirë vjen vetëm duke mbështetur me votë Nismën Thurje në 25 prill!

#bashkohemi. Nëse do të jesh pjesë e skuadrës tonë në Qarkun e Elbasanit, më shkruaj këtu ose regjistrohu te rudinahajdari.al”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  “Zgjedhjet u manipuluan nga demokratët, do bëj gjithçka për të rikthyer besimin tek institucionet”

LEXO EDHE:  Meta destabilizon Ramën

 

LEXO TE PLOTE