LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë

22 Shkurt 2021, 20:06, Politikë CNA
Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë

Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar partinë e themeluar nga vetë ai, që tashmë drejtohet nga bashkëshortja e Kreut të Shtetit.

Meta si duket nuk po gjen qetësi dhe është duke udhëtuar nga një qytet në një tjetër për të kërkuar mbështetje.

Sot presidenti është ndalur në Vlorë, nga ku ka dhënë edhe disa mesazhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Por pas konferencës me mediat, Kreu i Shtetit është parë duke zhvilluar një vizitë misterioze në një banesë private.

Në një video të siguruar nga Tema, Meta shihet duke dalë nga një banesë, pa makinat shoqëruese të eskortës së presidentit, ndërsa askush nuk ka dalë ta përshëndesë.

Por e kundërta ka ndodhur me Kreun e Shtetit, i cili para se të hipte në makinë ka përshëndetur dikë me dorë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga