LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U munduam ta gënjenim”, presidenti për largimin e ish-it të Lacios nga Kosova: Nuk priti as 10 sekonda, më erdhi turp

22 Shkurt 2021, 19:13, Sport CNA
“U munduam ta gënjenim”, presidenti për largimin e ish-it

Luis Kavanda ishte transferimi i bujshëm që skuadra shqiptare e Trepçës ?89 synoi të realizonte pak ditë më parë. Mbrojtësi 30-vjeçar ka një karrierë të pasur me ekipe si Lacio në Serie A, apo Gallatasarai e Standardi i Liezhit, duke qenë kështu një luks për kampionatin e Kosovës. Palët kishin gjetur akordin në parim, por sapo është njohur nga afër me kushtet infrastrukturore të klubit, Kavanda nuk nguroi të largohej me njëherë, duke vijuar karrierën e tij në Kinë.

Presidenti i Trepçës ?89 flet më tepër për detajet e këtij largimi të Kavandës, të cilin drejtuesit e klubit janë përpjekur ta gënjejnë dhe ti ofrojnë më të mirën e mundshme nga futbolli në Kosovë, por që sërish ka qenë e pamjaftueshme për të marrë firmën e belgut. Madje Zeka rrëfen se mbrojtësi u largua në sekondë sapo pa dhomat e zhveshjes së skuadrës.

?Kavanda erdhi, na ia çuam biletën e aeroplanit, e pritëm, e stacionuam në hotel, e shëtitëm në Prishtinë, e dërguam në restorantet më luksoze. U kam thënë bashkëpunëtorëve, e kam frikën se ka për të na ikur. Kur e kam çuar në Mitrovicë ne u munduam të gënjenim pak. E çuam në stadiumin ?Adem Jashari?, për ta parë stadiumin nga jashtë.

Në momentin që hyri në zhveshtore, ai nuk ka pritur as sekondat për të ikur. Paramendoni, po të kishte ardhur Kavanda me neve në Gjilan, sa më të shëmtuara janë zhveshtoret atje. Mu më ka ardhur turp kur i ka parë zhveshtoret dhe nuk ka qendruar as 10 sekonda?, ka thënë Abedin Zeka për ?Indeksonline?

Lajmet e fundit nga