Kronika
Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet i riu nga Korça, në kërkim një tjetër

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet, bazuar në informacionet e marra se një 25-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin :
F. H., 25 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit F. H. në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...

Paralajmëron Klodiana Lala/ Ka shumë për të dëgjuar, do trazohen ujërat
Pesë vite pas zhdukjes së Enver Stafukës, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në kujtesë rrëfimet e tij për shumë krime të ndodhura në vend. Në...