Connect with Us

Shkrumbohet nga flakët banesa në Finiq/ Humb jetën 90 vjeçari

Kronika

Shkrumbohet nga flakët banesa në Finiq/ Humb jetën 90 vjeçari

Publikuar

-

Shkrumbohet nga flakët banesa në Finiq/ Humb jetën 84 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Krane, Bashkia Finiq.

Një banesë është shkrumbuar nga zjarri, e për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Viktima është Thanas Çakuli, 90 vjeç i cili jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Digjet fshati Ibë/ Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  Dogji me qëllim rreth 2 dynim pyje në Shën Koll/Kapet autori (Emri)

LEXO EDHE:  Digjet fshati Ibë/ Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Zjarr në një hotel 6-katësh/ Klientët hidhen nga ballkoni për të shpëtuar (Video)

LEXO EDHE:  Durrës/ Zjarri përfshin një banesë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE