Connect with Us

Rritja e rasteve pozitive me Covid/ Manastirliu: Në fundjavë do vlerësojmë masat

Aktualitet

Rritja e rasteve pozitive me Covid/ Manastirliu: Në fundjavë do vlerësojmë masat

Publikuar

-

Rritja e rasteve pozitive me Covid/ Manastirliu: Në fundjavë do vlerësojmë masat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në deklaratën për mediat, në prezencë të kryeministrit Edi Rama, nga Rinasi, deklaroi se qeveria nuk dëshiron që të shkojë drejt masave të mëtejshme kufizuese.

Manastirliu theksoi se deri tani, janë vaksinuar 6 mijë mjekë e infermierë, kurse shtoi se do të vaksinohen grup-moshat që janë më të rriskuara.

“Në fundjavë do të kemi vlerësim të masave ndaj Covid-19. Ka trend të qëndrueshëm të incidencës ditore. Masat e fundit shtrënguese të fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimet e mësimit online. Impakti i masave nuk është i menjëhershëm. Ky impakt shikohet për 14 ditë.

LEXO EDHE:  100 pacientë do të trajtohen falas në Turqi/ Manastirliu e Koca firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Ne nuk duam që të shkojmë në masa të reja kufizuese, sepse në rast se mund të respektojmë rregullat ndaj koronavirusit, mund të mos shkojmë drejt një situate, ku bota dhe shtetet europiane, kanë dy muaj që janë. Janë vaksinuar më shumë se 6 mijë mjekë dhe infermierë. Pas mjekëve dhe infermierëve, do të vaksinohen moshat më të rriskuara. Ka nisur tashmë vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Foltorja është tërmet”/ Spaho: Basha ka thyer besimin e qytetarëve, ja pse Kuvendin nuk e ndalon dot

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar se “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha është e vetmja shpresë për të nxjerrë nga kriza partinë.

Në një intervistë për MCN, Spaho ka pasur rezerva ndaj kreut të PD Lulzim Basha, ndaj të cilit shprehet se ka lënë në mes të rrugës çdo kauzë që ka nisur, qytetarët e zhveshur politikisht dhe me besim të cënuar.

Sipas tij, Foltorja nuk po mbahet për interesat personale të Berishës, por për të reformuar partinë.

Lëvizja që ka ndërmarrë Berisha për foltoren e kam konsideruar si tërmet por gjendja në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është katastrofike dhe ka ardhur për një periudhë të gjatë kohore sidomos pas 2017 dhe pas djegies së mandateve ku kam konstatuar se vendimet merren në mënyrë të njëanshme pa u konsultuar.



Vendimet merren dhe lihen përgjysmë rrugës. Dhe pastaj dalim te qytetarët të zhveshur politikisht dhe me besim të cenuar. Ndoshta programi i foltores e tregon qartë se objektivi nuk është të zgjidhim problemet personale të Berishës sepse ato i ka çuar në gjykatë, por ai ka premtuar reforma brenda partisë që mund ta demokratizojnë atë dhe të humbin nga tradita që humbësit e zgjedhjeve nuk japim dorëheqjen. Zgjedhja e atyre që konkurrojnë do bëhet me primare, të garantojmë se në PD do ketë frymë sepse debati, konkurrenca brenda radhëve çon në merita dhe zgjedhjen e njerëzve më të mirë për të drejtuar”, tha Spaho.

LEXO EDHE:  Një javë në Sanatorium, pasi fitoi betejën me Covid/ Deputeti Alimadhi drejt shërimit

LEXO EDHE:  100 pacientë do të trajtohen falas në Turqi/ Manastirliu e Koca firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Deëputeti shprehu bindjen se Kuvendi do të mbahet së shpejti, dhe duke iu referuar statutit ai thekson se Lulzim Basha nuk ka asnjë forcë për ta ndaluar.

Kuvendi do mbahet sa kohë që një shumicë ka një vullnet do mbahet. Ende nuk ka një datë por duhet të keni parasysh se në statut thuhet se kuvendi është organi më i lartë nuk është as kryetari as ndonjë tjetër dhe Basha nuk mund ta ndalojë atë”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Taksimi për blerjet online/ Klodian Tomorri shtron tre pikat: Ja pse është e drejtë

Publikuar

-

Nga

Taksimi për blerjet online ka ndarë qytetarët në dy grupe: ata që e mbështesin këtë gjë dhe ata që janë kundër taksave.

Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetin social ka deklaruar se Shqipëria nuk është vendi i vetëm në rajo që taksohet për blerjet online, ndërsa shton se të njëjtën politikë ndjek edhe Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia.

Tomorri gjithashtu shtron edhe tre pika pse taksimi për blerjet online është gjë e drejtë.

Postimi i plotë:

Te pavertetat e blerjeve online

Nuk eshte e vertete se Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe takson blerjet online. Te gjitha vendet e rajonit i taksojne blerjet online me tvsh.

Ne Maqedonine e Veriut, kufiri i blerjeve online qe perjashtohen nga TVSH eshte po 22 euro sa ne Shqiperi. Referenca gjendet edhe tek faqja zyrtare e doganave maqedonase. Ne Mal te Zi kufiri eshte zero. Pra nuk ka rendesi sa eshte vlera e mallit qe ti ke blere online, sa te vije posta do paguash 19 per qind tvsh. Edhe sikur cmimi te jete 1 euro do paguash tvsh-ne. Ne BE, kufiri po ashtu eshte zero. 



Ashtu sikurse te gjitha vendet vec tvsh-se zbatojne dhe takse doganore,  per mallrat qe vijne nga vendet jashte BE-se. Po, Serbia ka nje kufi me te larte te perjashtimit per blerjet online. E ka 50 euro. Por te gjithe i taksojne dhe te gjithe po shkojne drejt uljes apo heqjes totale te kufirit te pataksueshem. 

A duhen taksuar blerjet online? Qe c’ke me te. Nese ti i le te pataksuara ndodhin tre gjera.

Se pari, gerryhet baza e taksueshme, pra gerryhen te ardhurat publike. 

Se dyti, te lejosh blerjet online te pataksuara krijon nje sistem ku te pasurit vjedhin fukarenjte. Ata qe nuk kane para nuk dine te blejne online. Mendoni pak njerezit qe jetojne ne zonat e thella, apo moshat e avancuara se sa dine te blejne online. Shumica e tyre nuk kane akses fare ne internet. Rrjedhimisht ata do blejne ketu brenda me takse 20 per qind, cdo produkt. Ndersa te tjeret qe kane mundesi me shume do blejne pa taksa online.

Se treti, trajtimi fiskal i pabarabarte eshte i pandershem dhe demton ekonomine. Nese qeveria perjashton nga tvsh blerjet online dhe takson me tvsh blerjen nga bizneset ne vend, kjo falimenton biznesin vendas. Eshte njesoj sikur te heqesh tvsh-ne per qumeshtin serb dhe te taksosh me 20 per qind fermerin e Lushnjes.

Kjo nuk eshte politike qe demonstron kapjen e shtetit. Perkundrazi, eshte politike racionale. Interesi publik kerkon nje sistem taksimi, qe i takson te gjithe njesoj. Si blerjet ne dyqanet brenda vendit ashtu dhe ato online. Jo takso brenda dhe lejo pa taksa nga jashte.

Pra, shteti nuk kapet tek kufiri i blerjeve online. Perkundrazi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shpërndanin drogë në Tiranë/ Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Arrestohen në flagrancë poseduesit njëkohësisht dhe shpërndarësit e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

LEXO EDHE:  Covid shkakton një tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Humb jetën mjeku nga Kavaja

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ Ndërrojnë jetë 12 pacientë me Covid-19, regjistrohen 132 raste të reja

J.A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;



E.B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE