Connect with Us

Policia bën namin në fundjavë/ Ndëshkohen rreth 3 mijë qyetetarë që shkelën masat anti Covid

Kronika

Policia bën namin në fundjavë/ Ndëshkohen rreth 3 mijë qyetetarë që shkelën masat anti Covid

Publikuar

-

Policia bën namin në fundjavë/ Ndëshkohen rreth 3 mijë qyetetarë që shkelën masat anti Covid

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2986 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 2958 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2428 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

LEXO EDHE:  Goditja e informalitetit/67-vjeçari kapet me 11 mijë qese me erëza dhe 45 kg kanellë

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë: 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Shkrumbohen 0.5 hektarë pyje në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Guras, në peizazhin e mbrojtur tokësor–ujor në Pogradec.
Sipas raportimeve, mësohet se nga zjarri janë djegur rreth 0.5 hektarë pyje në Alarup.

Ndërsa stafi i PMTU Pogradec, ka luftuar për rreth dy orë me flakët, derisa ka mundur të neutralizojë vatrën e zjarrit.

 

LEXO EDHE:  Prishja e pazareve per drogen, zhduket ne menyre misterioze 38-vjeçari

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e 31-vjeçarit në Vlorë/ Zbulohet roli i Hans Jonuzaj

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 31-vjeçarit Taulant Beqiraj në Vlorë.

Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, dy prej të cilëve, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj, kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar Tauland Beqirajn, ndërsa Hans Jonuzaj i ka pritur në makinën tip “Ford” me targa AA 403 PX duke i larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi Hans Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Policia sekuestroi makinën me të cilin u larguan 3 personat, si dhe një armë zjarri kallashnikov . Tauland Beqiraj nuk është një person i panjohur për policinë pasi ai ka precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në superstradën Fushë Krujë-Milot/ Shoferi 21 vjeçar në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në superstradën Fushë Krujë-Milot, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas njoftimit të policisë një automjet i tipi ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. K., është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç dhe ky i fundit është trasportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE