Connect with Us

Përsëritet rasti i Hamdi Salihit në Kategorinë e Dytë, futbollisti i gris kartonin arbitrit

Sport

Përsëritet rasti i Hamdi Salihit në Kategorinë e Dytë, futbollisti i gris kartonin arbitrit

Publikuar

-

Albpetroli dhe Maliqi ka qenë një ndeshje shumë e fortë dhe me polemika, por miqtë ia dolën të dilnin me tri pikë nga stadiumi “Alush Noga”. Ndeshja nisi e bukur me të dyja ekipet, që kërkonin të kapnin në befasi njëratjetrën. Në minutën e 20-të Mehmetaj pati një rast të artë, teksa i vetëm përballë Lamellarit gabon.

Në momentin më të mirë të vendësve, Maliqi godet Albpetrolin në minutën e 34-t, ku Kame përfiton nga një vendosje e gabuar dhe kalon në epërsi miqtë. Në pjesën e dytë loja përqendrohet në mesfushë, ndërsa rastin më të pastër e ka Hatia në minutën e 60- të. Albpetroli kërkon me ngulm golin, por pas minutës së 75-të ka tension në fushë.

Pas rrëzimit të Ballës në zonë, patosarakët pretendojnë një penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Spahiu. Protestat e patosarakëve janë të ashpra dhe arbitri nxjerr me të kuq njëri pas tjetrit lojtarë si Hatia, Gropa dhe Muhametaj.

Ky i fundit, duke debatuar me arbitrin, i gris edhe kartonin, duke rikthyer në skenë atë që bëri Hamdi Salihi në vitin 2017 në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu 2- 0. Nuk shpëtoi nga kartoni i kuq as trajneri Dushi. Albpetroli mbeti me 8 futbollistë në fushë, por sërish kërkoi të barazonte, madje pati një rast me Xhoxhajn.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Një gol në Mal të Zi bëhet “hit”, mbrojtësi imiton legjendën Van Basten

Publikuar

-

Nga

Një gol shumë i bukur është realizuar në kampionatin e Malit të Zi. Buducnosti vuajti për të fituar 1-0 në shtëpi kundër skuadrës së Titograd.

Goli i fitores erdhi në minutën e 52-të dhe atë e realizoi një mbrojtës. Bogdan Milic, 19-vjeçari që është pjesë e kombëtares U21 të Malit të Zi, gjeti rrjetën kundërshtare falë një veprimi shumë të bukur akrobatik.

Koordinim perfekt dhe topi në rrjetë, një realizim që të kujton perlën e paharrueshme të holandezit Marco Van Basten në finalen e Euro 1988 kundër Bashkimit Sovjetik.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Roma dhe Milani

Publikuar

-

Nga

Roma-Milan është kryesfida e javës së 24-rt të Serisë A. Verdhekuqtë dhe kuqezinjtë do të kërkojnë medoemos fitoren në këtë takim për të hedhur një tjetër hap drejt realizimit të objektivave përkatëse.

Për sfidën e sotme, trajneri i Romës, Paulo Fonseka ka vendosur të mos aktivizojë si titullar mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla. Duke parë se ka ardhur nga një dëmtim serioz, tekniku portugez nuk ka dashur të rrezikojë 20-vjeçarin duke vendosur ta lërë në sto. Kumbulla ishte heroi i Romës në barazimin 3-3 të ballafaqimit të parë të këtij sezoni mes skuadrave duke i dhënë ekipit kryeqytetas një pikë të çmuar në momentet e fundit.

Në krahun tjetër, trajneri Pioli ka vendosur të aktivizojë si titullarë mbrojtësin Fikajo Tomori dhe mesfushorin Sandro Tonali. Zlatan Ibrahimoviç kthehet si titullar në kampionat, kurse kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli është lënë në stol.

FORMACIONET ZYRTARE

Roma: Pau Lopez, Facio, Kristante, Mansini, Karsdorp, Vertu, Vijar, Spinacola, Pelegrini, Mkitarian, Majoral. Trajner: Paulo Fonseka.

Milan: Donaruma, Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Kesi, Tonali, Selemekers, Çalhanoglu, Rebiç, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Pata mundësinë ta trajnoja”, ndihmësi i Rejas me fjalë të mëdha për mbrojtësin e Kombëtares: Do na ndihmojë të rritemi me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Serxho Porini ka dhënë pak ditë më parë një intervistë për “TMW Radio”, ku ka folur ndër të tjera për rolin thelbësor të Gasperinit te Atalanta, si dhe për një nga mbrojtësit më të dalluar shqiptar në Itali. Ndihmës trajneri i Edi Rejas në Kombëtaren kuqezi është shprehur se e ndjek Ardian Ismajlin te Specia dhe nuk nguron të nxjerrë në pah aftësitë dhe cilësitë që lojtari shqiptar mbart.

“Unë kam idenë time, gjithmonë e kam thënë dhe e përsëris atë: Atalanta ia ka borxh gjithçka, ose pothuajse gjithçka, Gasperinit. Ai është thelbësor. Të gjithë mund të ndryshojnë, dhe ne e kuptuam atë me Gomez, por Gasperini është ai që jep kontribut dhe ide për të gjithë. Unë nuk mund të shpjegoj ndryshe se kushdo që ka kaluar atje ka kryer paraqitje të çmendura. Është ai që i bën të gjithë të performojnë në mënyrën më të mirë. Në çështjen Papu, klubi ka zgjedhur të preferojë figurën e tij.

A e ndjek Ismajlin? Ne jemi gjithmonë në kërkim të talenteve të reja premtuese për të ardhmen, që mund të na ndihmojnë të rritemi me ekipin kombëtar shqiptar. Unë pata mundësinë ta trajnoj dhe ta shoh drejtpërdrejt. Ai ka forcë fizike dhe eksplozivitet, është i fortë me kundërshtarin dhe në pritje është i vëmendshëm. Ismajli duhet të përmirësohet pak në ndërtim, por ne jemi shumë të lumtur. Me një trajner si Italiano ai do të rritet”, ka thënë Serxhi Porini.

LEXO TE PLOTE