LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Orët e fundit të negociatave/ Pas Fatmir Mediut, Bashës i shkon në zyrë dhe Shpëtim Idrizi

22 Shkurt 2021, 16:23, Politikë CNA
Orët e fundit të negociatave/ Pas Fatmir Mediut, Bashës i shkon

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi po zhvillon një takim me kryen e PD-së Lulzim Basha në selinë blu.

Ky takim vjen 48 orë para përfundimit të afatit për koalicionet, ndërsa mendohet se në këtë takim do të vendoset përfundimisht qarku në të cilin Idrizi do të kandidojë nën siglën e PD-së.

Pak më herët Basha është takuar me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili është i vetmi që nuk ka arritur një marrëveshje me Bashën.

Deri më tani Lulzim Basha ka rënë dakord me Agron Dukën, Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin, ndërsa të mërkurën e 24 shkurtit, Lulzim Basha do të duhet të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e koalicionit opozitar dhe emrin me të cilën koalicioni do të përfaqësohet./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga