Sport
Mungesë disipline te Skënderbeu, Memelli përjashton dy futbollistë nga skuadra

Disiplina mbetet kriteri dhe kërkesa numër një nga trajneri Migen Mememeli. Ata që thyejnë rregullat apo rregulloren janë të detyruar të përballen me vendimet e stafit teknik.
Për momentin dy janë lojtarët e ndëshkuar nga trajneri Memelli për shkaqe disiplinore. Për njërin, Arinaldo Rrapajn, trajneri i Skënderbeut e pohoi vetë pas ndeshjes me Vllazninë, ku mes të tjerash tha:
“Rrapaj është pezulluar nga unë për 2 ndeshje për çështje disiplinore dhe javës tjetër do të jetë i barabartë me të gjithë të tjerët”.
Por nëse situata e mesfushorit vlonjat është drejt sqarimit, Mesohet se trajneri Memelli ka dënuar edhe portierin Dramolli. Shkak është bërë ardhja me vonesë në stërvitje e 22-vjeçarit dhe për këtë shkak Memelli e ka pezulluar pa afat.