Connect with Us

“Mbajeni mend”/ Paralajmërimi i fortë i Ralf Gjonit: Do të ketë vrasje mafioze politike!

Politikë

“Mbajeni mend”/ Paralajmërimi i fortë i Ralf Gjonit: Do të ketë vrasje mafioze politike!

Publikuar

-

Deputeti Ralf Gjoni ka folur me tone të ashpra sot mga Kuvendi teksa e cilësoi si fabul, apo përrallë integrimin e vendit drejt BE-së.

Gjatë fjalës së tij, theksoi se në të ardhmen do të ketë vrasje mafioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve ’70. Mes të tjerash, Gjoni sulmoi edhe ambasadorin britanik, teksa u shpreh se ky është kulmi i ironisë që flet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari. Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit”, u shpreh Gjoni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE