Connect with Us

Mafia dhe lidhjet e saj në politikë/ Nishani tregon ku i ka rrënjët në Shqipëri

Politikë

Mafia dhe lidhjet e saj në politikë/ Nishani tregon ku i ka rrënjët në Shqipëri

Publikuar

-

“Ramës i ka degraduar logjika”/ Nishani: Protesta po dëshmon revoltën e të rinjve ndaj abuzimit qeveritar

Ish presidenti Bujar Nishani është ndalur tek mafia dhe lidhjet e saj në politikë, administratën shtetërore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit.

Sipas Nishanit, mafia sot në Shqipëri ka futur metastazat e saja në segmente të të gjitha llojeve të pushteteve, duke i akaparuar ato pjesë-pjesë. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ish presidenti thekson se rrënja qëndron tek pushteti më i fuqishëm, më okulti, tek ai që kontrollon të gjitha llojet e tjera të pushteteve.

Sipas tij, thelbi i fuqisë së Mafias qëndron tek kontrolli i shtetit.

“A mundet ta rrëzojmë ne Mafien nga trupi i shtetit dhe shoqërisë tonë ?
Në Italinë fqinje, nisi pak kohë më parë një prej gjyqeve më të mëdha të historisë së atij vendi kundër Mafies.
Në fakt nuk është hera e parë që shteti Italian ndërmerr hapa të fuqishëm në luftën kundër Mafias.
Në Itali gjejmë madje edhe simbolet e nivelit “nobel” të luftës dhe fitores mbi Mafien.
Simbolet dhe emblemat e tilla si Falcone dhe Borsellino janë ikonat e shembullit kur shteti ngrihet mbi mafien.

Në historinë e hetimit antimafia, bie në sy fakti se mafia ka depërtuar lidhjet e saja në politikë, administratën shtetërore dhe agjensitë e zbatimit të ligjit.
Para pak kohësh, Prokurori italian Nicola Gratteri deklaronte se ; “në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryhesh hetime të forta e vendimtare”.
Në raportin e Transparency International mbi vendet e Ballkanit (Shqipëria) theksohej se ; “Poltikanët dhe rrethi i tyre kontrollojnë gjithshka duke përfituar përmes korrupsionit dhe duke mos u ndëshkuar” !
Nëse e kuptojmë “mafien” si një mekanizëm zinxhir ; sekt, pushtet, korrupsion, kaos, mashtrim, varfërim, akaparim, fasadë, dhunë, atëhere askush nuk mundet ta mohojë dot ekzistencën dhe pushtetin e Mafies në Shqipëri.
Sot, në shekullin e 21-të nuk presim të shohim mafien e stilit “Kumbari” të Al Paçinos, por të një “Netëork/u” të mirëkalkuluar, sofistikuar, orientuar dhe vibrant, më gjerë e më thellë se sa shteti vetë.
Prokurori italian antimafia deklaroi pikërisht se; “…në ditët e sotme mafia po i përdor gjithnjë e më pak armët….” !
Modeli në krijimin e një “sekti” për marrjen e kontrollit dhe drejtimit të shtetit është një fakt i njohur botërisht.
Shprehja e famëshme “një pallat – një votë” dhe rrjeshtimi kokëulur i shumë individëve brenda këtij ambienti infeksioni të rëndë, tregoi qartë kazanin e fermentimit toksik të mafies që nisi të gjallonte me shpejtësi në Shqipëri !

Pushteti i lindur dhe mbështetur kryesisht nga kontratat me botën e krimit dhe oligarkinë korruptive në vend të kontratës me qytetarin, i mbajtur gjallë prej projekteve për inkriminimin e shoqërisë në vend të reformimit të saj, nuk ka emër tjetër veçse “mogul” i pushtetit mafioz.
Mafia sot në Shqipëri ka futur metastazat e saja në segmente të të gjitha llojeve të pushteteve, duke i akaparuar ato pjesë-pjesë.
Rrënja qëndron tek pushteti më i fuqishëm, më okulti, tek ai që kontrollon të gjitha llojet e tjera të pushteteve.
Dmth, thelbi i fuqisë së Mafias qëndron tek kontrolli i SHTETIT !
Mafia e di mirë, gjithashtu historia e ka provuar se Mafian nuk e mund dot qytetari i thjeshtë.
Betejën nuk e bën dot asnjë grupim qytetar, sado i motivuar të jetë ai.
Qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur, Mafia ose e blen lehtësisht, ose e kërcënon pa asnjë problem ose dhe e eleminon pa u ndëshkuar.
Qytetari dhe shoqëria kanë vetëm një mundësi, një mekanizëm, një alternativë për ta luftuar Mafien. Kanë SHTETIN !
Ndaj beteja është se cila palë do ta kontrollojë SHTETIN ?
Interesat e cilës palë do të mbrojë dhe interesat e cilës palë do të luftojë SHTETI ?
Mafies apo qytetarëve ?
Këtu në fakt nis dhe beteja !
Beteja e Mafies është të kapë SHTETIN dhe më pas të veprojë përmes tij.
Por Mafia nuk e kap dot një SHTET të fortë, një SHTET demokratik, një SHTET mbështerur mbi kolonat e pushteteve të shëndetëshme dhe ndërlidhura nga Ligji.

Ndaj investimi i parë i Mafies është dobësimi dhe rrënimi i shtetit.
Për këtë i duhen të paaftët, të korruptuarit, të shantazhueshmit, të paqëndrueshmit, frikacakët dhe të shiturit.
Ndaj investon tek këta individë, i sponsorizon ata, i promovon ata, i financon ata, i kap ata dhe në fund i përdor ata.
Nuk ka shqiptar normal dhe të përgjegjshëm sot në Shqipëri, pavarësisht “tifozllëkut politik” (që mund të ketë) që nuk identifikon por dhe që ndien dhimbje për katandisjen e SHTETIT tonë në gjëndjen më të mjerueshme politike, ekonomike dhe institucionale.
Ndaj Mafia shkëlqen dhe korrupsioni thellohet pandalim.
Mafia mund të duket “xhymerte”, hera herës me qytetarin e varfër dhe të terrorizuar.
I paguan kur vjen fushata elektorale listat e borxheve tek dyqani i lagjes, i rregullon ndonjë vend pune në administratën e akaparuar dikujt nga “fis i madh”, dorovit zarfe me disa qindra kartmonedha tek vjen për një kafe në shtëpinë e fansave të lëkundur të opozitës, madje nuk ngurron as dhe të kërcënojë kryeneçët.
Por pas kësaj të gjithëve u vidhen nga pak por çdo ditë, rrogat, pensionet, rrugët, spitalet, shkollat, pronat, jeta, ajri që thithin madje !
Kjo është sot Shqipëria reale !
Ndaj beteja ndaj së keqes nis me betejën për të bërë SHTETIN, për ta çkapur SHTETIN, për ta forcuar SHTETIN, për t’ja dhënë qytetarit SHTETIN dhe që SHTETI të luftojë Mafien.
Vetëm atëhere korrupsioni do të gjunjëzohet para interesave dhe të drejtave të qytetarit.
Vetëm atëhere, ekonomia do të çlirohet dhe do të fillojë të prodhojë mirëqënie për qytetarin, vetëm atëhere zyrat e shtetit nuk do të guxojnë të zhvasin e tallen me shqiptarët.
Kjo është beteja jonë më 25 Prill !
Jo e thjeshtë për tu fituar por lehtësisht për tu kuptuar.
Mbi të gjitha, plotësisht e mundëshme më 25 Prill !
Me punë, besim, bashkim, energji, papushim dhe forcë “, shkruan Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vajza e ish-deputetit tek aktori i njohur/ Zbulohen tre kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

Publikuar

-

Nga

Nga vajza e ish-deputetit tek aktori i njohur/ Zbulohen tre kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

Zbulohen 3 emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë socialistët në qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala, sipas asaj që shkruan Report tv.

Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët.

Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

LEXO EDHE:  A e di ku bie Shqipëria? Këngëtarja e famshme jo vetëm që e di, por foli dhe shqip

LEXO EDHE:  Aksidentohet rëndë familja shqiptare/ Një 6 vjeçar në gjendje kritike për jetën

Ndërkaq në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së në Has, Adem Lala. Ky pritet të jetë i 3-ti në listën e PS-së në qarkun e Kukësit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Artisti i njohur i bashkohet Bindjes Demokratike/ Kandidat për qarkun e Shkodrës

Artisti lezhjan Gjovalin Dushaj, është bashkuar me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit.

Mësohet se Dushaj do të përfaqësojë Bindjen Demokratike për Qarkun e Shkodrës, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin.

Lajmin e bën të ditur vetë artisti, i cili falenderon koordinatorin e Bindjes Demokratike Astrit Patozi dhe koordinatorin e kësaj partie për Shkodrën dhe Lezhën, Tonin Uldedaj.

Ju bashkuam logos së Bindjes Demokratike, me deshirën e madhe për të kontribuar ashtu siç e meriton Shqipëria jonë e përbashket. Tek Bindja Demokratike dhe te Kryetari i saj Z. Astrit Patozi unë shoh ardhmerinë, pa fyerje, pa sharje, pa mëndje të madhe, por real dhe i sinqertë në këtë rrugë jo pa probleme të politikes Shqiptare. Falemnderit Z. Astrit Patozi dhe Z. Tonin Uldedaj për besimin që treguat ndaj meje për të përfaqësuar Qarkun e Shkodres, veçanërisht Pukën dhe Fushë-Arrëzin. Fitoren e meritojmë”, shkruan Dushaj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

Deputetja Rudina Hajdari vijon fushatën në qarkun e Elbasanit, ndërsa i fton të gjithë t’i bashkohen ekipit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan, se shqiptarët s’mund të mbështesin më “ata që për 30 vite u pasuruan pa punuar një ditë, përtej çdo imagjinate”.

“Çfarë do bëjmë këto zgjedhje?

Do vazhdojmë të mbështesim të vjetrit, ata që për 30 vite u pasuruan përtej çdo imagjinate pa punuar asnjë ditë, falë besimit dhe votës tonë, duke e detyruar miliona shqiptarë të largohen e duke varfëruar pjesën tjetër?

Apo do i japim forcë të rinjve dhe të rejave profesioniste, të mirëshkolluar, të aftë në profesionet e tyre e plot me pasion e ideal për ta ndryshuar vendin?

Zgjedhja është e çdo votuesi!

Ne do vazhdojmë të trokasim pa përtuar në çdo derë, në cdo lagje, në çdo fshat e të flasim me këdo për ta bindur se ndryshimi për mirë vjen vetëm duke mbështetur me votë Nismën Thurje në 25 prill!

#bashkohemi. Nëse do të jesh pjesë e skuadrës tonë në Qarkun e Elbasanit, më shkruaj këtu ose regjistrohu te rudinahajdari.al”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  Shqipëria shpëton nga zjarret/ Piromanët në pushtet?

LEXO EDHE:  Ligji për arsimin e lartë/ Nishani: Cënon autonominë dhe të drejtën për arsimim

 

LEXO TE PLOTE