Sociale
Lamtumirë dimër!/ Në fundjavë temperaturat shkojnë në 20 gradë

Duke filluar nga dita e sotme do të kemi një rritje të temperaturave të cilat deri ditën e premte do të arrijnë në 20 gradë celsius.
Kështu deklaroi meteorologu, Hakil Osmani gjatë një lidhje live në studion e lajmeve në Top Channel.
Ndërsa, në fundjavë sipas Osmanit do të kemi një rënie të lehtë të vlerave por në krahasim me temperaturat tipike të muajit shkurt ato do të jenë të larta.
“Në ditët në vijim do të kemi një rritje graduale të temperaturave me 1 gradë celsius të vlerave termike duke bërë që deri të premte maksimumet të shkojnë 20 gradë. Gjatë fundjavës do të kemi një rënie të lehtë të vlerave, por sërish mbeten të larta 18-19 gradë celsius në ultësirën perëndimore”– thotë ai.
Lajme të Rekomanduara:

A do mbyllet sërish vendi?/ Flet anëtari i Komitetit të Ekspertëve: Do ulet ora e lëvizjes, nuk do të ketë…
Situata pandemike në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese, pasi vihet re një rritje të të infektuarve tek grupmoshat reja. Anëtari i Komitetit Teknik të...

“I varfëri nuk emigron dot”/ Artan Fuga: Po na i fshehin arsyet e shpopullimit
Akademiku Artan Fuga është ndalur tek emigrimi masiv i shqiptarëve. Sipas Fugës, braktisja dhe shpopullimi i vendit ka arsye shumë të thella që nuk i...