Kronika
Klodiana Lala zbardh detaje/ Gjyqtarja Hoxha nuk ishte e vetme, ka dyshime për grup të organizuar

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka folur mbrëmjen e sotme për arrestimet e SPAK, mes të cilëve ishte edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Lala tha në emisionin “Real Story” se Hoxha nuk ka qenë e vetme në veprimtarinë e kryer, madje pretendon se Prokuroria ka heshtur.
Sipas saj, ka dyshime për një grup të organizuar që funksiononte si i tillë.
“Gjyqtarja Enkelejda Hoxha nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e Hoxhës, kur të dënuarit janë liruar me kusht. Shërbimi i Provës deklaroi se këta njerëz nuk kanë probleme. Rezultojnë se ka kompani që thonë se këta persona do të merreshin në punë.
Ka dyshime për një grup të organizuar që funksiononte si i tillë pra. Edhe me burgjet dyshohet se ka bashkëpunim. Shorti ka shkuar përherë tek e njëjta gjyqtare. Si ka mundësi që të shkojë çështja gjithmonë tek kjo gjyqtare? Janë pikëpyetje që po hetohen nga SPAK”, deklaroi gazetarja./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...

Paralajmëron Klodiana Lala/ Ka shumë për të dëgjuar, do trazohen ujërat
Pesë vite pas zhdukjes së Enver Stafukës, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në kujtesë rrëfimet e tij për shumë krime të ndodhura në vend. Në...