Showbizz
“Kishte para dhe ishte bukurosh”/ Albërija tregon për tradhtinë e ish bashkëshortit

Albërije Hadërgjonaj ka folur si asnjëherë më parë për ish bashkëshortin e saj. E ftuar në emisionin NIN, ajo ka folur për tradhtinë e tij.
Albërjia është shprehur se ai ishte shumë i fuqishëm në biznes dhe kishte para dhe për këtë arsye i vardiseshin shumë vajza.
“Ish burri im pati sukses në biznes, edhe i erdhën punët ashtu edhe u bë shumë i fuqishëm dhe ishte shumë bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, ky kishte para, dhe normalisht tundohesh, kur i ke gjithë ato bukuroshe rreth e rreth. Unë tani që jam më e pjekur e kështu them i ziu ça ka pas me bo. Por kur e do një njeri aq shumë sa e ka dashur unë, ai më mësoi dashurinë,ai ishte figura e mashkullit për mua sepse unë babain tim nuk e njoha kurrë. Ai ishte gjithcka për mu dhe lëndimet ishin të paparashkiueshme”, shprehet ajo./ CNA.al