LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi strategji për të mbrojtur votën”/ Duma tregon alternativat e PD

22 Shkurt 2021, 15:04, Politikë CNA
“Kemi strategji për të mbrojtur votën”/ Duma tregon

Data e zgjedhjeve parlamentare sa po vjen dhe po afrohet edhe më shumë, ndërsa tonet e kundërshtarëve politikë sa vinë edhe ngrihen më tepër.

Për ish deputetet Grida Duma, Partia Demokratike është zgjidhja e shqiptarëve, duke theksuar se kjo parti ofron teknikisht dhe konkretisht zgjidhje për të dalë nga situata ku ndodhet vendi.

?Mendoj që tani jemi në një trajektore që çfarë do zgjidhim. Ne jemi zgjidhja. Ne jemi e ardhmja. Ne jemi oferta. Ne kemi ofertë. Ne jemi ndryshimi dhe shpresa. Njerëzit deri sot kanë qenë të mpirë dhe s?kanë pasur se ku të shikojnë për të gjetur zgjidhje, ne do të ofrojmë teknikisht dhe konkretisht shpresën që duhet ngritur tani?, tha Duma për ?A2?.

Teksa risjell në vëmendje zgjedhjet bashkiake të vitit 2015 në Durrës kundër Vangjush Dakos, Duma thotë se janë pak a shumë të njëjtët personazhe që synojnë të ndërhyjnë edhe në këto zgjedhje, por kësaj here PD ka ngritur grupet e veta dhe ka strategjinë e saj.

?Unë kam kandiduar në 2015-n në Durrës. Përfitoj nga rasti t?ju them që nuk ka pasur asnjë moment timin që pas rezultatit, i cili ishte rezultat krimi, të kem dalë dhe të kem thënë shiko se krimi etj., etj?, se kur hyn në një betejë e di ti dhe kundërshtari kë ka mjete të poshtra, të pista, të këqija. Nuk ishim naiv ne, por beteja duhet bërë. Nuk vlen të them që a ju thashë që ishte ky rezultat i krimit. Kjo nuk duhet të ndodhë. Pra nuk ka nevojë sot të qajmë qumështin e derdhur.

Por di të them që janë të njëjtët personazhe deri diku pak a shumë, që përfshihen edhe në Durrës edhe në Kavajë. Janë të njëjtët personazhe që nuk kanë lidhje me PD.

Dy gjëra mendojnë që do dalin të blejnë votat se kanë bërë para nga korrupsioni dhe do kenë të fortët që do i rrotullojnë aty. Në të dyja rastet jemi të përgatitur.

Njerëzit nuk i pranojnë më këto. Nuk durojnë më askënd që e kuptojnë që është përgjegjës i varfërisë së tyre. Shqipëria sot është e varfër. Nuk pres që njerëzit të dalin të bëjnë revolucion me asnjë mjet. Për të mbrojtur votën ne kemi ngritur grupet dhe kemi ndërtuar strategjinë tonë se si do t?i përgjigjemi plotësisht. Është një gjë që të mendosh që do blesh me para pakënaqësinë popullore, je thellësisht i dëshpëruar dhe nuk vlen më?, shtoi Duma./CNA.al

Lajmet e fundit nga