Sociale
Infektimet nuk njohin ulje/ Humbin jetën 15 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës së Covid në 24 orët e fundit.
Sipas ministrisë, janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.
Ministria thekson se gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë./CNA.al