LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Garanti i shëndetit kushtetues është shembull katastrofik”/ Rama nuk kursehet me Metën

22 Shkurt 2021, 19:08, Politikë CNA
“Garanti i shëndetit kushtetues është shembull

Kryeministri Edi Rama ka dënuar veprimin e presidentit Ilir Meta, i cili gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të fushatës elektorale me grumbull njerëzish në kohë pandemie.

Nga Rinasi, ku po pret mbëritjne e 8190 doza vaksinash, Rama tha se Meta si garanti i shëndetit kushtetues është shembulli më katastrofik dhe fatkeqësi për vendin.

?Kur mendon që presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues të këtij vendi është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi.

Unë dua tu kujtoj kolegëve të mi që nuk na duhen takimet me më shumë se 10 vetë para jetës së njerëzve, në djall vafshin të gjitha. Është një sfidë shumë e madhe dhe po mendoj që forcat politike, të paktën forcat kryesore që janë në garë çfarë të bëjmë deri në 25 prill?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga