Sport
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares shqiptare

Ndahet nga jeta ish-futbollist i Tiranës dhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80 Seit Hyseni. Lajmin e bën të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së futbollit në vend shpreh vlerësimin e tij për figurën e Hysenit ndërsa ngushëllon miqtë dhe familjarët e tij.
Mesazhi i Armand Dukës:
Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër personalitet. Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Seit Hysenit, ish-futbollist i Tiranës, por edhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80. Miku im Tit Hyseni, siç e njohin shokët dhe sportdashësit, ka qenë pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
I rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, ai ka luajtur edhe për një kohë me Shkëndijën e Tiranës, teksa ndiqte studimet në Institutin e Fizkulturës, ndërsa është aktivizuar edhe me disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave. Një qendërmbrojtës autoritar, Tit Hyseni ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te bardheblutë, duke qenë një pikë referimi për disa sezone e duke mbetur në kujtimet e arta të tifozëve.
Edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ai dhe kontributin e tij të vyer për edukimin e brezave të rinj, duke punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës. Miqve dhe shoqërisë së tij do t’i mungojnë shumë vlerat njerëzore të Tit Hysenit, batutat e humori i tij i hollë, si edhe forca e tij e karakterit.Personalisht dhe në emër të FSHF-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe Tit Hyseni! I paharruar qoftë kujtimi yt!
Lajme të Rekomanduara:

E BUJSHME/ PSG-ja “piketon” futbollistin e Kombëtares shqiptare
Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt, teksa është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i...

“Ju lutem na jepni drejtësi”, Migen Memelli shpërthen pas humbjes ndaj Bylisit
Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shfaq tepër i zhgënjyer për humbjen ndaj Bylisit në transfertë me rezultatin 1-0, teksa shigjetoi gjyqtarin për penalltinë e...