LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Lajm/ Aleatët kafe në pritje të Lulit

22 Shkurt 2021, 12:08, Politikë CNA
Foto-Lajm/ Aleatët kafe në pritje të Lulit

Lulzim Basha bashkë me aleatët e tij duket se më në fund kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Agron Duka i PAA do të garojë në Durrës, Nard Ndoka i PDK në Shkodër dhe Dashamir Shehi i LZHK në Tiranë, Fatmir Mediu në Kukës dhe Dibër, përveç qarkut të Tiranës ku e ka diskutuar më herët për të pasur një vend të sigurt dhe Vangjel Dule në Korçë ose Vlorë.

Pasi caktuan zonat dhe morën çfarë deshën, tashmë aleatët nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër.

Një foto e siguruar nga CNA.al, tregon se si Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka  dhe Dashamir Shehi, janë shtruar të gjithë bashkë në kafe, teksa presin t’i bashkohet Edhe Luli.

Kujtojmë që data mars është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë./CNA.al

Lajmet e fundit nga