Connect with Us

“Football Leaks”: Real Madrid mori 200 milionë euro nga kompani në parajsat fiskale

La Liga

“Football Leaks”: Real Madrid mori 200 milionë euro nga kompani në parajsat fiskale

Publikuar

-

Real Madrid rrezikon të përfundojë nën hetim për evazion fiskal, pasi ka përfituar nga pagesa të cilat kanë si burim kompani me bazë në parajsat fiskale në Ishujt Kajman, gjë që nuk lejohet nga shteti spanjoll.

“Football Leaks” ka zbuluar dokmentet e radhës që implikojnë madrilenët, të publikuara nga portali “InfoLibre”. Fondi “Providence” ka derdhur në arkat e klubit 200 milionë euro, nëpërjet dy kompanive që kanë qendrën e tyre në Ishujt Kajman, kompani të cilave klubi u ka kaluar pjesë të të drejtave të marketingut.

Sipas dokumentave të publikuar, shifra në total do të jetë 500 milionë euro për dy vite. Në këmbim të kësaj shifre, kompanitë në fjalë do të gëzonin 23,75% të rritjes së të drejtave tregtare të klubit si sponsorizimet, shitja e të drejtvae për platformat dixhitale, etj. Pagesa e parë prej 200 milionë eurosh përfshinte katërvjeçarin 2017-2021.

Dokumenti tregon se Real Madrid nuk e kishte firmosur akordin direkt me “Providence”, por me një kompani që kontrolloher nga ky fond, me qendër në Luksemburg dhe me një kapital bazë prej vetëm 20 mijë eurosh, pas të cilës fshiheshin këto dy kompani gjigande me qendër në Ishujt Kajman, një nga parajsat fiskale më të njohura në botë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

La Liga

VIDEO/ Barcelona fiton pastër ndaj Osasunës dhe shkon -2 pikë larg Atleticos, një 18-vjeçar nderon katalanasit

Publikuar

-

Nga

Barcelona vijon ecurinë e rezultateve pozitive në La Liga, duke marrë suksesin e tretë radhazi. Skuadra katalanase triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Osasunës.

Në minutën e 30-të, Lionel Messi dha një asist për Jordi Alba-n, i cili arriti të shënonte me të majtën nga një pozicion i prirët. 7 minuta nga fundi i ndeshjes Barcelona shënoi një gol fantastik me 18-vjeçarin Moriba-n, që bën gjithçka mirë në hyrje të zonës.

Barcelona me këtë fitoi ngjiet në vendin e dytë me 56 pikë, dy më pak se Atletico Madrid, por ekipi i Simeones ka dy ndeshje më pak të luajtura.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Rrëfimi i zëvendëstrajnerit të Barcelonës: Sa kap Mesi topin dëgjon “Rrëzoje me shkelma!”

Publikuar

-

Nga

Alfred Shrojder, ndihmësi i Ronald Kuman në pankinën e Barcelonës, ka mbetur i mahnitur nga ajo që sheh aktualisht te katalanasit. Edhe pse skuadra kritikohet se nuk është në maksimumin e saj, asistenti i trajnerit të Barçës ka deklaruar në një intervistë për “AD” se niveli që sheh çdo ditë në stërvitje apo ndeshje është jashtëzakonisht i lartë.

Por paralelisht me këtë lojë, vjen edhe trajtimi anormal që kundërshtarët u bëjnë futbollistëve katalanas. “Mesi, Buskets apo Ter Shtegen janë të nivelit maksimal, gjithashtu edhe sa i përket mendimit mbi futbollin. Do të ishte e çuditshme të bësh rolin e atij që di gjithçka dhe t’i thuash Mesit “Leo, këtë prekje topi duhet ta luash me të majtën”.

Getafe, Atletiko Madrid dhe Atletik Bilbao janë ekipet që janë të gatshëm të përdorin çdo gjë që është e ndaluar. Pa publik, dëgjon gjithçka çfarë lojtarët thonë mes tyre. Kur Leo kap topin dëgjon “bëji faull, rrëzojë me shkelma!”. Por kjo nuk funksionon dhe më pas e godasin me dorë. Kjo në Holandë do të ishte gjithmonë e kuqe, kurse këtu në Spanjë është e verdhë”, theksoi ai trajtimin anormal që i bëhej Mesit nga kundërshtarët.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Lajm tronditës nga Spanja, arrestohet ish-presidenti Bartomeu. Ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Lajm tronditës nga Spanja. Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është arrestuar në mëngjesin e sotëm për arsye të skandalit të “Barça Gate”.

Ky skandal u publikua një vit më parë teksa hetimet vazhdonin dhe bëhej fjalë për listëpagesat e klubit nga Katalonja e cila ishte një kompani e specializuar për rrjetet sociale. Policia ka siguruar prova të mjaftueshme teksa në mëngjes ka vënë në pranga ish-presidentin e njohur të Barcelonës.

LEXO TE PLOTE