Connect with Us

Dy të rinj humbën jetën nga Covid/ Balla i alarmuar: Ky armik duhet luftuar

Aktualitet

Dy të rinj humbën jetën nga Covid/ Balla i alarmuar: Ky armik duhet luftuar

Publikuar

-

Bashkim me Kosovën?/ Taulant Balla: Qëndrimi i PS i pandryshueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka reaguar pas lajmit tragjik se një 32 vjeçare nag Elbasani dhe nje 18 vjeçar humbën jetën nga Covid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shprehur ngushëllimet për familjarët. Ai thekson se ky armik duhet luftuar duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse.

“Një nënë e re 32 vjeçare nga Elbasani, e cila sapo sillte në jetë foshnjen e saj dhe një djalë 18 vjeç, nuk ia dolën sot ta fitonin betejën me Covid-19. Ky armik duhet luftuar duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse. Duke i shprehur ngushëllimet familjeve, ripërsëris apelin që shpreha sot në Kuvendin e Shqipërisë: MBANI MASKË SHPËTONI JETË”, shkruan Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Adriatik Llallës

Publikuar

-

Nga

CNA LAJME KRONIKE

Dy javë pasi u shpall fajtor me vendim të formës së prerë kanë nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mësohet se Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.

LEXO EDHE:  “Duhet një “lockdown” katër javor”/ Mjeku Shapo: Masat janë të pamjaftueshme

LEXO EDHE:  2.6 të testuar për 1 të infektuar/ Berisha i bën thirrjen urgjente OBSH-së

Lajmi konfirmohet nga BË ku thuhet se pavarësisht kërkimeve, çdo tentativë e policisë ka rezultuar e pasuksesshme. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar./CNA.al



 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Luftë ndaj çdo lloj forme të krimit”/ Ambasada Italiane uron Nanon: Të forcojmë bashkëpunimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ambasada Italiane në Tiranë ka uruar ditën e sotme drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.

“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit të Italisë dhe atyre të Shqipërisë për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës italiane.

LEXO EDHE:  “Duhet një “lockdown” katër javor”/ Mjeku Shapo: Masat janë të pamjaftueshme

LEXO EDHE:  Situata në Kosovë/ Ulet numri i infektimeve, vdekjet mbeten të larta



Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa më parë ushtronte detyrën e drejtorit të Antiterrorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Brenda pak javësh Basha jep dorëheqjen”/ Edith Harxhi bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, brenda pak javësh do të japë dorëheqjen.

E ftuar në Fax News, Harxhi ka theksuar se, lëvizja e “uraganit” Berisha do ta detyrojë Bashën të largohet dhe do të kthejë shpresën te qytetarët.



“Basha duhet të tërhiqet dhe do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku.

Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës. Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”, ka deklaruar Harxhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE