Connect with Us

Covid në Kosovë/ Konfirmohen 260 raste të reja në 24 orët e fundit, ja sa ka arritur numri i viktimave

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Konfirmohen 260 raste të reja në 24 orët e fundit, ja sa ka arritur numri i viktimave

Publikuar

-

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njofton se nga 3.104 mostra të marra, 260 kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Bashkinë Gjirokastër/ Infektohet Flamur Golemi

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën”, është kjo thirrja e vazhdueshme e IKSHPK-së.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë/ Konfirmohen dhe 453 raste të reja me Covid

Publikuar

-

Nga

Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë/ Konfirmohen dhe 453 raste të reja me Covid

Katër viktima dhe 453 raste të reja me Covid janë konfirmuar këtë të dielë në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3,680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, njofton IKSHPKi.

Numri total i rasteve pozitive është 69,230 raste nga 307,332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,599 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë

LEXO EDHE:  Sulmi terrorist në Sri Lanka/ Rritet numri i viktimave

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,782./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Kosova është Serbi”/ Ministrja i përgjigjet homologes ruse: Gjithmonë jeni përpjekur që …

Publikuar

-

Nga

“Kosova është Serbi”/ Ministrja i përgjigjet homologes ruse: Gjithmonë jeni përpjekur që …

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla i është përgjigjur deklaratës së homologes së saj ruse, Maria Zakharova, që tha një ditë më parë se Kosova është Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një përgjigje për Klan Kosovën ka thënë se kjo nuk është hera e parë që rusët tentojnë të përçajnë, dhe kësisoj po mundohen ta rrënojnë ndikimin perëndimor dhe ta shtrijnë atë rus në rajon.

“Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Netanyahu ftesë zyrtare Albin Kurtit/ “Të pres në inagurimin e ambasadës në Jerusalem”

Publikuar

-

Nga

Netanyahu ftesë zyrtare Albin Kurtit/ “Të pres në inagurimin e ambasadës në Jerusalem”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij drejtuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Në këtë letër urimi, Netanyahu ka theksuar se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.

LEXO EDHE:  “Elbasani vatër infeksioni”/ Ish-deputeti denoncon qeverinë: Vetëm gjoba për qytetarët, tamponë nuk ka

LEXO EDHE:  Covid-19 në Bashkinë Gjirokastër/ Infektohet Flamur Golemi

Kujtojmë se njohja reciproke Kosovë-Izrael ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Kosova ka vendosur që të vendos ambasadën në Jerusalem, gjë që ka ngjallur mjaft reagime./CNA.al

LEXO TE PLOTE