Connect with Us

Çfarë kemi mësuar nga një vit pandemi

Sociale

Çfarë kemi mësuar nga një vit pandemi

Publikuar

-

Nga Jim O’Neill

Është ndoshta e parakohshme që të jepet një vlerësim shterues i pasojave të mundshme nga pandemia e Covid-19, pasi mund të ketë shumë më shumë kthesa dhe të papritura që mund të na presin.

Dhe sapo ta mposhtim koronavirusin, disa nga ndryshimet e shkaktuara nga pandemia në jetën tonë, mund të rezultojnë të përkohshme. Por, duke pasur parasysh këto paralajmërime, është e mundur që të fillojmë të nxjerrim që tani disa përfundime.

Së pari, është më se e qartë se sapo të shfaqet një virus i ri shumë më infektues dhe i rrezikshëm së të tjerët, ia vlen që të veprohet në mënyrë agresive për ta zhdukur atë sa më shpejt të jetë e mundur, në vend se të presësh dhe të shpresosh që të mësosh më shumë mbi të.

Koronavirusi/ Çekia rishpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më shumë se një vit pas shpërthimit fillestar të Covid-19 në Kinë, shumë nga vendet (kryesisht në rajonin e Azi-Paqësorit) që ndërmorën hapat më agresivë për ta luftuar koronavirusin, duket se janë në një pozicion shumë më të fortë se Perëndimi.

Së dyti, disa vende po i vaksinojnë popullatat e tyre më shpejt se të tjerët. Në krye janë aktualisht vende si Mbretëria e Bashkuar, gjë që shpjegon pjesërisht thirrjet me zë të lartë për të lehtësuar masat e bllokimit. Të dhënat fillestare, sugjerojnë se vaksinat kundër Covid-19, ndihmojnë jo vetëm në uljen e shkallës së sëmundjes në një formë të rëndë, por zvogëlojnë gjithashtu edhe transmetimin.

Dhe ky mund të rezultojë një lajm spektakolar nëse shfaqen shenja më të forta të efikasitetit të vaksinave, që të shënojnë fillimin e fundit të pandemisë. Por nëse qeveritë heqin bllokimet shumë më shpejt nga sa duhet, rreziku i mutacioneve të reja të koronavirusit rezistent ndaj vaksinave aktuale, do të rritet ndjeshëm.

Së treti, edhe pse vaksinat e para të aprovuara kundër Covid-19 u adaptuan nga kërkimet tashmë të zhvilluara për qëllime të tjera, pandemia mund të përmirësojë përgjithmonë të gjithë procesin e zhvillimit të vaksinave, nga kërkimi tek provat klinike dhe procedurat e miratimit nga entet rregullatore.

Nëse do të ndodhë kjo, do të na ndihmojë që të luftojmë edhe variantet e ardhshme të Covid-19, por edhe pandemitë e reja. Ndërkohë, pandemia mund të rrisë gjithashtu efikasitetin dhe produktivitetin e përgjithshëm të sektorit farmaceutik (në krahasim me përfitimet e tij komerciale). Pra, kompanitë e ilaçeve do të jenë ndoshta në gjendje që të zhvillojnë antibiotikë të rinj shumë më shpejt sesa aktualisht.

Së katërti, kriza e Covid-19 ka treguar se qeveritë mund të shpenzojnë shumë më shumë para, pa prishur tregjet sikurse mendonin deri tani shumica e njerëzve. Edhe pse nivelet e larta dhe në rritje të borxheve të qeverive kanë ngritur pikëpyetje të mëdha, fakti që kushtet financiare kanë mbetur po kaq të mira – me tregjet e bonove, në veçanti, që janë në dukje të patrazuara – ngre mundësinë që qeveritë të jenë më ambicioze në aspektin e politikave fiskale.

LEXO EDHE:  Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

Ç’është më e rëndësishmja, qeveritë duhet të luajnë gjithashtu një rol më të madh në sigurimin që të gjithë qytetarët të kenë qasje në teknologjitë dixhitale (në të njëjtën mënyrë, ata duhet të sigurojnë qasje universale në arsim dhe kujdes shëndetësor). Në rast se të gjithë nuk kanë qasje në teknologji, nismat kryesore kombëtare, si skemat e testimit dhe gjurmimit të Covid-19, nuk ka të ngjarë që të kenë sukses.

Së pesti, cilado qoftë norma post- pandemike e punës nga distanca, zakonet e punës janë të përcaktuara tashmë që të bëhen më fleksibël. Dhe kjo mendoj se do të ketë një mori pasojash pozitive, përfshirë shumë më pak kohë të humbur gjatë udhëtimit, më pak presion mbi përmirësimet konvencionale të infrastrukturës së transportit, tregje më të mëdha dhe më “fluide” të punës, dhe ndoshta edhe një rritje të produktivitetit.

Së gjashti, kriza e ka përshpejtuar zhvendosjen drejt mjeteve të përmirësuara në aspektin teknologjik, sidomos për konsumatorët, duke hedhur kësisoj dyshime mbi të ardhmen e shumë shitësve me pakicë. Prandaj, politikë-bërësit do të duhet të ri-mendojnë disa aspekte të taksimit, përfshirë gjetjen e burimeve të reja të të ardhurave nga bizneset në internet. Kjo mund të lejojë që shumë shitës me pakicë, të kenë të paktën një shans më të drejtë për të luajtur një rol të vazhdueshëm në zakonet tona të blerjes.

Së shtati, do të duhet të përshtatet funksioni i pasurive të patundshme urbane, sidomos në komunitetet e mëdha. Kjo do të kërkojë ide të reja në lidhje me marrëdhëniet hapësinore midis zyrave, dyqaneve dhe shtëpive, si dhe në lidhje me transportin. Ideja e hapësirave fleksibile dhe të përbashkëta të zyrave mund të ngulitet në brezin e ardhshëm të punëtorëve.

Së fundmi, kriza e Covid-19 e ka përshpejtuar rritjen globale të Azisë sa i përket rritjes ekonomike relative, me Kinën që është motori kryesor i rritjes së rajonit. Kontrasti midis strukturës së qeverisjes së Kinës, dhe asaj të demokracive perëndimore – si në kuptimin e rregullimeve të qeverisjes globale, ashtu edhe në menaxhimin e marrëdhënieve dypalëshe – do të shndërrohej kësisoj në një çështje edhe më të madhe për shumë udhëheqës sesa është aktualisht.

Shënim: Jim O’Neill, ish-drejtues i Goldman Sachs Asset Management, dhe ish-Ministër i Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është drejtori i think-tankut “Chatham House”. / “Project Syndicate” – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Turizmi dimëror në Jug/ Ujërat termale të Bënjës po kthehen gjatë fundjavës në një qendër turistike natyrore

Publikuar

-

Nga

Turizmi dimëror në Jug, ujërat termale të Bënjës po kthehen gjatë fundjavës në një qendër turistike natyrore

Turizmi dimëror në jug të Shqipërisë ka një kryeqendër. Ajo është Ujërat Termale të Bënjës. Këtu vizitorë të shumtë nga Shqipëria dhe jashtë vendit po vijnë për të kaluar disa orë të këndshme. Megjithëse temperaturat janë nën zero, janë të shumtë turistët që po zgjedhin këtë pikë natyrore .

“Shikoni çfarë mrekullie. Këtu është ujë i ngrohtë mineral. Aty përballë ke malin e Nemërçkës me dëborë. Këtu ke një luginë që duhet të kesh ca mjete për t’u futur, por që ka një mrekulli të paparë. Ata që e kanë vizituar kanë ngelur të mahnitur”, shprehet një qytetare.

“Ne po ja kalojmë aq mirë, saqë themi që kurrë nuk kemi qenë më mirë. Ta frekuentojmë natyrën shqiptare, sepse është parajse në tokë”, thotë një tjetër.

Fare pranë burimeve natyrore të Bënjës ndodhet dhe fshati me të njëjtin emër. Rruga e amortizuar i ka frenuar vizitorët, por disa prej tyre arrijnë të zbulojnë këtë fshat 400-vjeçar, i vlerësuar nga qeveria si Qendër e Mbrojtur Historike.

LEXO EDHE:  “Lufta e egër” me koronavirusin/ Shkon në 73 numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali

LEXO EDHE:  Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

“Ka qenë kishe me emër, vinin njerëzit flinin 40 ditë këtu. Ka shëruar shumë njerëz. E thoshin pleqtë që bën ferkë. Tani vijnë, po rrallë, nuk vijnë shumë. Ja, një copë rrugë s’e bëjnë, sa do kushtojë?” shprehet një qytetare.

Lumi Langarica, fshati Bënjë dhe burimet termale po kthehen në një qendër turistike natyrore mjaft të frekuentuar gjatë dimrit. Turistët dhe banorët janë në pritje të investimeve të munguara për infrastrukturën turistike dhe atë rrugore./Euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti bën kthesën e papritur/ Rikthehen reshjet e shiut

Publikuar

-

Nga

Moti bën kthesën e papritur/ Rikthehen reshjet e shiut

Java e ardhshme do të nisë me temperatura relativisht të larta, thuajse në të gjithë territorin dhe ky mot do të vijojë i tillë deri ditën e enjte.

Më pas, në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të stimulojnë edhe ulje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të së premtes, në lartësinë  mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sekondë, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore  fiton shpejtësi deri në 15m/sekondë.

LEXO EDHE:  SHBA, 1,95 miliardë dollarë për dy kompani që testojnë vaksinën

LEXO EDHE:  Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Nëse keni bërë plane për ditën e sotme, atëherë edhe moti do të jetë në favorin tuaj.

Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi jonë do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

E vetmja gjë që vlen për tu theksuar është se gjatë ditës së sotme do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Greqi/ 6 viktima dhe mbi 250 raste të reja në 24 orë

LEXO EDHE:  Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

Kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës./CNA.al

LEXO TE PLOTE