Connect with Us

Bënte “spektakël” me makinë në gjendje të dehur/ Arrestohet 33 vjeçari në Kukës

Kronika

Bënte “spektakël” me makinë në gjendje të dehur/ Arrestohet 33 vjeçari në Kukës

Publikuar

-

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 54 vjeçari në Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 33 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti i 3-fishtë në Vlorë/ Humb jetën 18-vjeçari, katër të tjerë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i 3-fishtë në Vlorë/ Humb jetën 18-vjeçari, katër të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i 3-fishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona dhe ka humbur jetën një tjetër.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se të plagosurit janë të moshave nga 18 deri në 25 vjeç dhe pas transportit në spitalin e Vlorës, të katërt i janë nështruar ndërhyrjeve kirugjikale dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan ku u përplasën dy mjete. Dyshohet se shpejtësia e madhe është bërë shkak për aksidentin.

Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Foto-U kap me armë dhe kokainë/ Notis Sfakianakis me pranga në gjykatë: Është ashtu siç e dini

LEXO EDHE:  Arrestohen 6 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier/ Tra makina përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier/ Tra makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se të paktën dy persona të plagosur që dërgohen me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Emrat- Me kokainë dhe armë në makinë/ Arrestohen dy të rinj në Korçë

Publikuar

-

Nga

Me kokainë dhe armë në makinë, arrestohen dy të rinj në Korçë

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta, duke arrestuar dy persona.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas po qarkullonin me armë dhe drogë në një automjet tip “Benz”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit në lagjen nr. 9, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin Armando Çallëku, 19 vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer pronarin e mjetit, shtetasin Sandri Krasta, 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive tip pistoletë, një krëhër me 8 fishekë dhe në sendet personale të shtetasit Sandri Krasta, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Sandri Krasta dhe Armando Çallëku.

LEXO EDHE:  Italia arrestohen vëllezërit Veliu me shpata japoneze e dyfek të vjedhur

LEXO EDHE:  Moti i keq në Korçë/ Rrëzohet mbi makinë shtylla e tensionit të lartë

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE