Connect with Us

Astrit Patozi zbulon qarkun/ Ja ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Politikë

Astrit Patozi zbulon qarkun/ Ja ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

“Kemi arritur marrëveshje mos dëmtojmë njëri-tjetrin”/ Patozi: Nuk besojmë te revolucioni

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë prezantuar disa nga kandidatët e tyre dhe kanë vendosur zonat ku do të kandidojnë.

Mbrëmjen e sotme edhe koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka treguar qarkun ku do të kandidojë.

Patozi tha në emisionin “Quo Vadis”, në Vizion Plus se ai do të kandidojë në Tiranë.

LEXO EDHE:  Stefi Prifti apel të fortë qytetarëve/ Kjo nënë ka nevojë urgjente për ndihmë, është në gradën e fundit

“I bie që unë të kandidoj në Tiranë sepse nga Tirana kam orgjinën. Këtu kam lindur, pra në qarkun e Tiranës. Këtu kam ushtruar gjithë aktivitetin publik dhe politik gjatë 30 viteve. Por sigurisht kjo nuk është një gjë e mbyllur sepse kjo është një çështje që në do ta diskutojmë bashkë me të tjerët”, theksoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I duket rruga fushë me lule”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: Vetëm mund ta bëjmë këtë vend

Publikuar

-

Nga

“Vetëm mund ta bëjmë këtë vend”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: I duket rruga fushë me lule

Kryeministri Eda Rama, nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të PD sot në Gjirokastuar, ku është ndalur në kuadër të fushatës elektorale.

Rama tha se Basha u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule dhe i hodhi në greminë.

Ai bëri thirrje që të votojnë për PS, pasi sipas tij, ata janë të vetmit që mund ta bëjnë Shqipërinë.

Sot në të gjitha familjet, që ka nisur lehtësimi i virusit, sot janë mbi 300 mijë të vaksinuar. Rreziku i jetës nuk është më i pranishëm. Shqetësimi më i kuptushëm i jetës është larguar dhe është e nesërmja dhe mirëqenia.

Sot ka më shumë arsye se ky vend jo vetëm bëhet, por do ta bëjmë ne që jemi këtu dhe ata që po na ndjekin tani.

Ai zëri i brendshëm që e ka çdo njeri që i thotë ulu kur vjen lodhja, që i thotë ndalo kur e ndjen se po i merret fryma, është një zë që shqiptarët e kanë dhe që në momente të ndryshme merr formën e disave dhe u del përpara cdo kujt.

U ka dalë në formën e Haxhi Qamilit që në moment stresi u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule, ku i hodhi në greminë dhe iu desh shumë e shumë vite për tu ngritur.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“25 prilli përcakton fatin e Shqipërisë”/ Pendavinji tregon objektivin e PS në Korçë

Publikuar

-

Nga

“25 prilli përcakton fatin e Shqipërisë”/ Pendavinji tregon objektivin e PS në Korçë

Partia Socialiste ka ndezur motorët për të triumfuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe për të “rrëmbyer” mandatin e tretë.

Qarku i Korçës i ka dhënë “dritën jeshile” PS dhe këtë qark mazhoranca e ka betejën më të lehtë.

Ilirjan Pendavinji, i dyti në listën për Korçën u shpreh se përfaqëson qytetarët e Bashkisë së Maliqit, ndërsa shtoi se nga ana e qytetarëve është pritur shumë mirë.

Në një intervistë për CNA.al, Pendavinji theksoi se 25 prillit do të jetë një sfidë që përcakton fatin e vendit tonë përtej mandatit të tretë të PS.

Fillimisht do doja të thoja që ndjehem krenar, i vlerësuar dhe i lumtur njëkohësisht, që jam sërisht pjesë e skuadrës të Partisë Socialiste në Qarkun Korçë!

Ndërkaq, në përgjigje të pyetjes tuaj, vlen të sjell në vëmendjen të çdo lexuesi, se ashtu si në mandatin e dytë edhe për këtë mandat unë përfaqësoj qytetarët e bashkisë Maliq. Mes të cilëve gjej çdo ditë jo vetëm mbështetje për mua dhe Partinë Socialiste, por gjej edhe kurajon, energjinë dhe forcën e duhur, për t’ia dalë me sukses sfidës së 25 Prillit, një sfidë e cila përcakton fatin e vendit tonë përtej mandati të tretë të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Pendavinji.

Kandidati i PS shtoi më tej në në zonën e Maliqit qeveria ka arritur tu përgjigjet nevojave komunitare, gjë që sipas tij është kthyer në terren të mirë për tu kërkuar votbesimin banorëve.

LEXO EDHE:  Halim Kosova kundër koalicionit PD-LSI/ Është në dëm të qytetarëve

LEXO EDHE:  "SPAK arrestoi dy komisionerë të vdekur"/ Lala tregon bisedën me një djalë: Kishte marrë pjesë në varrim

Në fakt, për të qenë i vërtetë dhe i sinqertë në territorin e komunitetit që përfaqësoj, qeveria dhe bashkia kanë bërë punë të mira dhe të përditëshme, të gjitha në përgjigje të nevojave komunitare.

Falë të gjithë punëve të realizuara, banorët kanë mundur të adresojnë dhe zgjidhin në kohë problematikat e tyre, duke na sjellë kështu një terren të lehtësuar nga masa e gjerë e problematikave që jemi mësuar të kemi në kohë fushatash elektorale dhe një terren shumë më të favorshëm për të kërkuar sërisht votëbesim”, deklaroi ai.

I pyetur se sa mandate synon PS në qarkun e Korçës, Pendavinji deklaroi se kanë si objektiv maksimal 7 mandate, ndërsa në total mazhoranca aktuale synon të arrijë normalisht 74 mandate dhe si objektiv maksimal 78 mandate.

Ashtu si edhe është bërë publike, objektivi bazë në Qarkun Korçë përkon me 6 mandate dhe objektivi maksimal 7 mandate. Ndërkaq, për sa lidhet me mandatet në total në të gjithë Shqipërinë objektivi bazë është 74 mandate dhe 78 mandate maksimalisht.

Objektivi bazë është i padiskutueshëm për ne, ndërkohë që vazhdojmë punën me shumë përkushtim, për të jetësuar objektivin maksimal si për qarkun Korçë ashtu edhe për realizimin e objektivit maksimal të mandateve në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ilir Pendavinji në një intervistë për CNA.al.

LEXO TE PLOTE