Showbizz
Arjan Konomi nuk ia përton Ina Kollçakut: Detyroj mediokrit të hapin fjalorët

Debati i Sindit me Julin dhe Arjanin ka shkatuar reagime të shumta në rrjetet sociale po ashtu edhe në emisionin e djeshëm.
Përkufizimi i Arjanit për seksizmin dhe perversitetin nuk i është dukur i drejtë ish konkurrentes së Përputhen 1 e cila nëpërmjet postimeve reagoi duke kritikuar Arjanin.
“Sapo kuptova që fjala ‘perverse’ qenka krijuar nga Arjan Konomi dhe ka kuptim një zgjedhje jo e zakonshme. O Zot! Seksizmi është një term i lidhur vetëm me paragjykimet me bazë gjinore. Psh: Vajzat/ gratë veshin rozë. Pse ke veshur bluzë rozë si vajzë? Djemtë/ Burrat punojnë në ndërtim. Pse burrë je ti të punosh në ndërtim? Fjala femër madje është traumatike për një feministe, nëse nuk po përdoret vetëm për seksin, psh në pasaportë.
Vajzë dhe grua është i vetmi term i saktë. Unë kur dëgjoj ‘jemi femra’ më vjen të vdes. Ngacmimi seksual nuk është seksizëm. Ngacmimi seksual është ngacmim seksual! Seksualisht ngacmohen vajzat, djemtë, homoseksualët, biseksualët dhe unë si sapioseksuale, sa herë dikush thotë diçka idjote! Ju përshëndes tani! Zoti mbroftë adoleshentët që kanë këto shembuj! Uroj të harrojnë me moshë ç’a kanë dëgjuar sot! Ju lutem, blini një libër!”, shkruante Ina në Instastoryn e saj.
Nuk ka vonuar dhe reagimi i Arjan Konomit i cili ka ironizuar Inën. Nëpërmjet një statusi ai shkruan: “Ajo çfarë më lumturon më shumë në efektin e fjalës sime është fakti se detyroj mediokrit të hapin fjalorët.”/ CNA.al